KMA NEWS/ Emigrantët sirianë u përplasën me policinë, në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Tensionet dhe përleshjet nisën kur një refugjat u plagos, ndërsa përpiqej të udhëtonte mbi një tren. Ushtria maqedonase ka nisur të ngrejë një gardh me tela në të gjithë perimetrin e kufirit me Greqinë. Qëllimi është ndalimi i emigrimit ilegal dhe kontrolli i refugjatëve drejt pikës kufitare.
















