Ish-kryespiuni gjerman ngre alarmin: Kujdes nga Kina, do dominojë Botën

SHQIPTARI NEWS – Kina është pranë dominimit të botës dhe Europa duhet të zgjohet përballë këtij rreziku, është shorehur për “The Times” ish-kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë.

Gerhard Schindler, i cili drejtoi agjencinë e quajtur BND (Bundesnachrichtendienst) në periudhën 2011-2016, tha se Gjermania duhet të pakësojë “varësinë strategjike” nga Pekini dhe të përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G.
Ai paralajmëroi, gjithashtu, se qasja liberale e Angela Merkel ndaj krizës së emigrantëve e ka lënë Gjermaninë me një “rezervuar të madh” myslimanësh të rinj që mund të preken lehtë nga dhuna dhe ideologjia xhihadiste. Shkalla e rrezikut, tha ai, po bëhet e qartë vetëm tani.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë disa herë thirrje ndaj partnerëve europianë që të marrin masa ndaj teknologjive kineze, por Gjermania nuk ka vepruar deri tani. Por 68-vjeçari thotë se Huawei mund të krijojë një akses alternativ te rrjeti 5G në Gjermani, për të cilin vetë gjermanët nuk do të kishin asnjë informacion.

“Do të ishte sikur një inxhinier i specializuar në motorët me avull të kishte akses në motorin e brendshëm me djegie tonin. Mund të imagjinoni skenarë kur ne të jemi në krizë dhe kërcënimi “do të fikim rrjetin tuaj të komunikimit të ndikojë në vendimmarrjen tonë”– është shprehur ai.

Schindler tha se një shkallë varësia ekonomike nga Kina ishte e pashmangshme, duke marrë si shembull faktin që Gjermania shet rreth 250 mijë makina në tregun kinez. Tregtia mes dy shteteve kap një vlerë rreth 206 miliardë euro, çka e bën Kinën partnerin më të fortë tregtar të Gjermanisë. Sidoqoftë, Schindler tha se Gjermania duhet të përpiqet të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kina.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img