SHQIPTARI NEWS – Pas vitesh “bashkëjetesë” me vdekjen, rikthehen sot në atdhe katër fëmijët dhe gruaja e parë nga kampi i Al-Holit në Siri. Gjysmëhëna e Kuqe siriane në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe qeverinë shqiptare kanë mundur që të kthejnë në vendlindje Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe.
Bashkë me ta do të rikthehet edhe Endri Dumani, i cili tanimë i ka mbushur 14 vjeç. Ndërkohë mbetet ende mister fati i motrës së tij, Evës, e cila nuk pranoi që të kthehej në Shqipëri. Megjithatë sipas kryeministrit Edi Rama, Eva është në gjendje të mirë por nuk ka preferuar që të japë më shumë informacione për vendndodhjen e saj. Për të gjithë të rikthyerit, ministri Lleshaj tha dje se nuk do të shkojë pranë familjëve të tyre, por fillimisht do t’u bëhen kontrollet mjekësore. Më pas, do të trajtohen nga specialistë për rehabilitimin e tyre.
Ndërkohë që shpërndau lajmin për të miturit që kishin arritur të shpëtonin ditën e djeshme, kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëroi se operacioni do të vijonte deri në rikthimin e rreth 50 të miturëve të tjerë që janë larguar drejt Sirisë për të parë në sy vdekjen. Vetëm ministri i Brendshëm, me karrierë si gjeneral ushtrie, Sandër Lleshaj dhe shefi i Anti-terrorit, Gledis Nano janë shprehur të tmerruar nga ajo që janë parë në kampin ‘Al-Hol’.
Në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, të Top-Channel, të dy e përshkruan atë kamp si një ferr dhe thanë se shqiptarët duhet të shikojnë se çfarë bëhet në ato ambiente.
Marc Ghorayeb, Konsulli i Shqipërisë në Liban ka treguar se riatdhesimi i shqiptarëve në vendin e tyre, nuk është fundi i marrëdhënies së tyre me Sirinë. Ghorayeb tha se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në ato kampe të tmerrshme përveç grave, të cilat janë nën hetim për krime. Gjithë kategoritë e tjera mund të shpëtohen nga kampi.
FOTOT: Pamjet prekëse nga operacioni i shpëtimit të 5 shqiptarëve nga kampi i ferrit, MOMENTI kur vogëlushi mbështetet tek konsulli, pozon me të për kamerën
Dalin pamjet nga operacioni për shpëtimin e katër fëmijëve dhe një gruaje nga Kamli Al Houl. Top Channel ka siguruar fotot e konsullit të përgjithshëm Shqiptarë në Liban Marc Ghorayeb, dhe drejtori i drejtorisë së antiterrorit Gledis Nano bashkë me Indrit Doda brenda kampit të ferrit.
















