KMA NEWS/ Konçensioni i HEC-it të Skavicës është denoncuar sërish sot nga opozita. Grida Duma nga selia blu tha se kjo është një aferë e pastër e Edi Ramës. Ky i fundit sipas saj shkoi në Turqi dhe bëri bisedime sekrete për projektin më të madh energjitik në vend. Më tej Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD adresoi disa pytje për qeverinë.
-Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?
-Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?
-Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?
-Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?





