Agron Malaj thyen heshtjen:   “Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”/ Përgjegjësi i 21 Janarit Sali Berisha

GAZETA E LONDRES  – Agron Malaj thyen heshtjen: “Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”/ Përgjegjësi i 21 Janarit Sali Berisha

Deputeti socialist dhe një nga kandidatët më të votuar në zgjedhjet e fundit, Agron Malaj, ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj akuzave që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit, ku ai është përmendur nga segmente të Partisë Demokratike si ish-komandant i të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”. Malaj i cilësoi këto akuza si të padrejta dhe të motivuara politikisht, duke mohuar kategorikisht ekzistencën e një strukture të tillë.
“Prej vitesh merreni me familjen time. ‘Grupi i Zjarrit’ nuk ka ekzistuar kurrë. Ai është një shpikje e Sali Berishës. Ju jeni grupi i zjarrit. Unë kam dhënë shpjegimet e mia dhe nuk i heq asnjë presje,” – u shpreh ish-gardisti, sot deputet socialist.
Malaj theksoi se gjatë asaj periudhe ka qenë komandant i Seksionit 4, një strukturë për të cilën ka mbajtur përgjegjësi të plotë.
“Kam qenë komandant i një strukture për të cilën kam mbajtur përgjegjësi. Asnjë nga efektivët e mi nuk ka pasur gisht në 21 Janar. E keqja është se u baltos Garda. E kam për nder që kam qenë gardist, sepse e kam kryer detyrën me përkushtim,” deklaroi ai.
Në vijim, deputeti socialist iu referua edhe rezultatit zgjedhor në qarkun e Dibrës, duke akuzuar kundërshtarët për manipulime dhe duke i bërë thirrje që çështja e 21 Janarit t’i lihet drejtësisë.
“Në qarkun Dibër morët mbi 15 mijë shuplaka. Për vjedhjen e votës flisni me tuajt, me turpin e Matit dhe turpin e Dibrës që gjithë jetën janë marrë me maskarada. Lëreni 21 Janarin drejtësisë dhe ta shohim si do të dalë e vërteta,” – përfundoi Malaj.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img