“Presumimi i pafajësisë në provë: Mbrojtja e Thaçit flet për padrejtësi ligjore dhe historike në Hagë”

GAZETA E LONDRES  – “Presumimi i pafajësisë në provë: Mbrojtja e Thaçit flet për padrejtësi ligjore dhe historike në Hagë”

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur një nga fazat më vendimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një proces që prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovë dhe më gjerë. Sot po zhvillohet dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në fjalën e tij përmbyllëse, avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, e nisi argumentimin me një deklaratë të prerë: “Hashim Thaçi është i pafajshëm”. Ai u kujtoi gjyqtarëve se parimi themelor mbi të cilin duhet të mbështetet çdo vendim është ai i prezumimit të pafajësisë, duke theksuar se ligji i detyron ta konsiderojnë klientin e tij të pafajshëm derisa fajësia të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Misetic kritikoi ashpër qasjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, duke e cilësuar analizën e saj si të njëanshme dhe të shkëputur nga provat konkrete. Sipas tij, shpallja fajtor e Thaçit do të përbënte jo vetëm një padrejtësi ligjore, por edhe një padrejtësi historike, duke rrezikuar – siç u shpreh ai – të “rishkruajë historinë e Kosovës” mbi një standard që nuk përmbush kërkesën e provës përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në mbështetje të argumenteve të tij, avokati përmendi dëshmitë e figurave të njohura ndërkombëtare, përfshirë ish-komandantin suprem të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe diplomatin Christopher Hill, të cilët, sipas mbrojtjes, kanë deklaruar se gjatë kohës së luftës nuk kishte dyshime ndaj Thaçit për përfshirje në krime lufte.

Një nga pikat kyçe të kundërshtimit të mbrojtjes mbetet akuza për ekzistencën e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” me synim marrjen nën kontroll të Kosovës. Misetic argumentoi se nuk ekziston asnjë provë e drejtpërdrejtë për një plan të tillë – as dokumente, as procesverbale takimesh dhe as dëshmi konkrete që ta mbështesin këtë pretendim.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, që pritet të zgjasin deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të shpallur aktgjykimin. Ndërkohë, katër të akuzuarit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, në pritje të një vendimi që pritet të ketë ndikim të thellë jo vetëm juridik, por edhe politik e historik për Kosovën.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img