Aksident në SHBA: Përplaset treni me deputetë republikanë, një i vdekur

KMA NEWS / Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se si pasojë e përplasjes së një kamioni me një tren me të cilin po udhëtonin ligjvënës republikanë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

“Konfirmohet vdekja e një personi dhe plagosja e një tjetri. Nuk ka dëmtime serioze mes anëtarëve të Kongresit, apo stafit të tyre”, tha sekretarja e shtypit Sarah Hakebee Sanders.

Përplasja ndodhi rreth 30 kilometra jashtë Sharlotsvillit të shtetit të Virxhinias.

Pas aksidentit një nga ligjvënësit, Bradley Byrne, i cili ndodhej në tren, postoi në tuiter se ai dhe gruaja e tij Rebecca nuk ishin plagossur: “Treni me anëtarë të Partisë Republikane u përplas, por Rebecca dhe unë jemi mirë. Punonjësit e sigurisë dhe mjekët po ndihmojnë në trajtimin e të lënduarve“.

Edhe ligjvënësi Greg Walden njoftoi në tuiter se nuk ishte plagosur dhe tha se personeli i urgjencës po ndihmonte personat që ndodheshin në kamion.

“Ne jemi mirë; treni ynë goditi një kamion plehrash. Personeli mjekësor po ndihmon personat që ndodheshin në kamion“.

Ligjvënësit republikanë ishin drejtuar për në vendpushimin e Greebrier-it në shtetin e Virxhinias perëndimore, për diskutime lidhur me ligjin e tyre të ri për taksat dhe riparimin e infrastrukturës së shkatërruar të vendit.

Presidenti Donald Trump është në plan t’u bashkohet ligjvënësve të enjten.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img