Bushati raporton në Komisionin e Politikës së Jashtëme për negociatat me Greqinë

KMA NEWS / Procesi i bisedimeve me Greqinë nuk është i lehtë dhe as nuk është mbyllur, është një proces që vazhdon të ndërtohet mbi disa parime themelore që i imponon e drejta ndërkombëtare, mbi një frymë të qartë europiane dhe mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje, e cila në fund të ditës është e pranueshme për palët”, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Bushati dha shpjegime para deputetëve mbi bisedimet dypalëshe me homologun grek, Nikos Kotzias. Ministri vuri në dukje se me Greqinë ende nuk kemi përfunduar çështjen e e regjimit kufitar qoftë në det apo edhe në tokë, çështje kjo evidentoi ai, e trashëguar dhe e lënë në harresë. Sipas tij, me palën greke janë diskutuar edhe çështje të aktualitetit, si vula apostile apo të drejtat dhe lehtësitë e 500 mijë shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Duke folur për vulën apostile, në gjykimin tonë, theksoi Bushati, për sa kohë nuk e përdor Gjermania, Italia, Belgjika apo Spanja, që janë vende të BE-së. Ishte i pashpjegueshëm fakti që vula apostile të mbetej në raportin e Greqisë ndaj nesh. Fatura financiare nga aplikimi i kësaj rezerve, u shpreh ministri llogaritet 4-5 milionë euro.

Çështje të tjera, vuri në dukje ai, që po diskutohen me Greqinë janë edhe njohja e ndërsjellët e patentave apo edhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të komunitetit shqiptar në Greqi.

Sipas tij, ka vullnet politik për të zgjidhur këtë çështje por pengesë mbetet paaftësia e palës greke për të paguar.

Sa i takon çështjes së teksteve shkollore, ministri Bushati informoi se është ngritur një komision i përbashkët pune në nivel ekspertësh. “Grupi i punës është duke përfunduar eliminimin e referencave që kanë konotacion negativ për ta përshtatur këtë me standardin sot për sot të gjithë pranuar të Këshillit të Europës ku Shqipëria e Greqia janë vende anëtare.

Shqipëria informoi ministri Bushati, e ka bërë të qartë edhe qëndrimin për sa i takon çështjes çame. “Ne shprehim angazhimin tonë të qartë dhe të palëkundur për mos ndryshueshmërinë e kufijve,”deklaroi ministri. Kjo, sipas tij. do të thotë që jo vetëm nuk kemi pretendim për ndryshimin e kufijve, por dënojmë edhe çdo lloj pretendimi të tillë e çdo kërkesë që mund të vijë nga segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare. Të njëjtën gjë ka bërë edhe qeveria greke dhe ne, u shpreh ministri, e kemi përshëndetur qëndrimin e saj.

“Zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të mbështetet në konventat e të drejtave themelore të njeriut”, tha Bushati.

Kryediplomati iu dha përgjigje edhe akuzave se Shqipëria u ul në tryezën e bisedimeve nën presionin për integrimin e vendit në BE.

“Jemi ulur në tryezën e bisedimeve me Greqinë krejt gjakftohtë duke analizuar një nga një gabimet trashanike që janë bërë në të shkuarën”. I konsideroj të tilla, pasi nuk kemi asnjë indicie se Dora Bakojanis i ka vënë revolverin në ballë Lulzim Bashës për të arritur marrëveshjen e 2009-s. Nuk kemi as një indicie se disa prej gabimeve trashanike që janë mbartur ndër vite të kenë qenë produkt i presioneve që mund të kenë ardhur nga qarqe apo shtete”‘, deklaroi ministri.

Po punojmë, tha ai, për të shkuar drejt një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, i cili do të përcaktojë rrugën mes të cilave do të ndërtohen marrëdhëniet shqiptare greke duke hapur një perspektivë të re sidomos për bashkëpunimin ekonomik e më gjerë.

Ligji i Luftës, tha ministri Bushati, ekziston dhe sipas tij për t’u hequr kërkon procedura të brendshme në Greqi. Kjo sipas tij, pasi Shqipëria me Greqinë nuk e ka, por e ka Greqia me Shqipërinë.

Për këtë, ai nënvizoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama është e para që ka punuar në mënyrë serioze për heqjen e ligjit të Luftës.

“Edhe në politikën e jashtme si në çdo fushë tjetër bëhen gabime. Do të kishte qenë e udhës të kishim një ndjesë nga ana e PD për qasjen e gabuar. Do të kishte qenë e udhës të fillonit me një autokritikë. Ligjin e luftës nuk e vendosi Edi Rama, por është qeveria e parë që e ka marrë angazhimin dhe e ka artikuluar këtë çështje. Unë i kam parë të gjitha tezat e bisedimeve dhe të gjithë dosjen që ekziston në ministrinë e Jashtme që nga krijimi i shtetit shqiptar. Ndoshta ka qenë koha e tillë, ndoshta Shqipëria kishte atë stad zhvillimi, por në mënyrë serioze për këtë proces puna ka filluar pas vitit 2013”, deklaroi Bushati.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img