AKTI – AKUZËS  Ndaj Mashtrimit të Madh 35 Vite në Bankën e të Akuzuarve

GAZETA E LONDRES – AKTI – AKUZËS  Ndaj Mashtrimit të Madh 35 Vite Në Bankën e të Akuzuarve

Nga Agron Gurabardhi, Avokat

Prej më shumë se tri dekadash, Shqipëria ka ecur në një rrugë ku premtimet janë shndërruar në iluzione, ndërsa shpresa e qytetarëve është përdorur si monedhë politike. Nga 1990 e deri sot, historia jonë kolektive është mbushur me cikle të përsëritura reformash të dështuara, tranzicionesh të pafundme dhe premtimeve që çdo vit e më shumë janë larguar nga realiteti i njerëzve të thjeshtë.

Në këtë 8 Dhjetor – datë që simbolizon fillimin e ëndrrës për liri dhe demokraci – vjen koha të ngrihet zëri i një tjetër gjykimi: jo ai i gjykatave të kapura, por ai i ndërgjegjes së një populli të lodhur. Kjo nuk është një akt-akuzë juridike, por një akt-akuzë morale ndaj Mashtrimit të Madh që ka shoqëruar 35 vitet e tranzicionit shqiptar. Ndaj atyre që ndërrojnë flamujt, por jo metodat; që ndërrojnë postet, por jo praktikat; që ndërrojnë retorikën, por jo përgjegjësinë.

Ky material nuk është thjesht një tekst, por një pasqyrë. Dhe pasqyra, përpara se të qorton, të detyron të reflektosh.

Në 35 vitet e fundit, Shqipëria ka qenë skena më e gjatë ku mashtrimi është shitur si demokraci, iluzioni si shpresë dhe manipulimi si reformë.

Sot, në Ditën e 8 Dhjetorit, le të paraqesim akt-akuzën figurative ndaj autorëve të Mashtrimit të Madh, atyre që ndërruan kostumet, por jo moralin sistemet, por jo fytyrat.

Akt – Akuzës

1- Mashtrim publik i kryer në mënyrë të përsëritur

– Neni 143 i Kodit Penal (figurativisht)

Mashtrim i kryer ndaj gjithë popullsisë përmes premtimeve të pambajtura, manipulimit të shpresës dhe krijimit të realiteteve të rreme.

2- Keqpërdorim i detyrës

– Neni 248

Përdorimi i pushtetit për qëllime personale, politike apo klienteliste, duke cenuar interesin publik.

3- Shpërdorim i fondeve publike dhe pasurim i padrejtë

– Neni 257 , Neni 287

Kthimi i shtetit në bankomat, i pasurive publike në plaçkë, i taksave në burim privat.

4- Pengim i drejtësisë

– Neni 301

Ndikimi ndaj prokurorisë, frikësimi i gjyqtarëve dhe kapja e institucioneve në funksion të pushtetit.

5- Korrupsion aktiv dhe pasiv në shkallë kombëtare

– Neni 244–245

Sistemi i ryshfetit të institucionalizuar, licencave të porositura, kontratave të qeverisë së errësirës.

6- Krim kundër shpresës së qytetarëve

– Nuk është në Kod, por është në ndërgjegjen e një populli të tërë.

Është neni më i rëndë dhe dënimi i tij nuk është me vite por me histori.

Pretenca

35 vite premtime që s’u mbajtën.

35 vite drejtësie të verbuar me qëllim.

35 vite ikje, lot, zhgënjim, fëmijë që rriten larg, njerëz që ikin pa kthim.

35 vite ku populli u quajt “fajtor” për atë që heshti, ndërsa autorët u quajtën “të zgjuar” për atë që bënë.

Vendimi moral

Në mungesë të drejtësisë së shtetit, mbetet gjykimi i ndërgjegjes së një kombi.

Dënimi është i pashmangshëm

Zbulimi i të vërtetës dhe mosbesimi ndaj mashtrimit të radhës.

Kjo ditë nuk është festë.

Është dosja e hapur e një mashtrimi 35-vjeçar.

Dhe është detyrë e secilit të mos lejojë që kapitulli i radhës të shkruhet nga të njëjtët autorë.

Respekt për këdo që e thotë të vërtetën, edhe kur ajo dhemb.

Sepse vetëm e vërteta e çon përpara vëndin tonë.

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img