Vjen në Londër “Malli i Mërgimtarit” botimi i dytë i poetit Kastriot Çupi

GAZETA E LONDRES  – Vjen në Londër “Malli i Mërgimtarit” botimi i dytë i poetit Kastriot Çupi

Më 14 dhjetor 2025, Londra mirëpret një ngjarje të veçantë kulturore: promovimin e librit “Malli i Mërgimtarit” të autorit matjan Kastriot Çupi. Vepra, e redaktuar me mjeshtëri nga profesori gjakovar Muhamet Rogova, është libri i dytë poetik i autorit, botuar nga shtëpia botuese Lena-Graphic në Prishtinë.

Shqiptarët në mërgatë, me krijimtarinë e tyre në art, kulturë dhe sport, jo vetëm ruajnë e promovojnë identitetin dhe traditat e tyre, por i dëshmojnë shoqërisë britanike se populli ynë mbart një trashëgimi të lashtë, të vyer dhe dinjitoze. “Malli i Mërgimtarit” vjen si vazhdim i udhëtimit poetik të autorit Çupi, pas librit të tij të parë “Pasqyra e Shpirtit Tim”.

Në këtë promovim pritet të marrin pjesë shkrimtarë, poetë, figura të artit e kulturës, si dhe shumë dashamirës të librit.

Eventi do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e një lokali autentik matjan, në pronësi të vëllezërve Stafa, një vend që tashmë njihet me emrin domethënës simbolik “Këtu Mblidhen Matjanët”. RESTORANT COPERO

Adresa: 284–286 Wightman Road, London

Wood Green, Turnpike Lane, Haringey

Post Code: N8 0LT

Grupi organizator, nën drejtimin e kryetarit Ikli Punavija, fton të gjithë të interesuarit, veçanërisht matjanët dhe dashamirësit e librit, të konfirmojnë pjesëmarrjen sa më parë, pasi pritshmëria është e lartë dhe vendet mund të jenë të kufizuara.

Në përfundim të promovimit, organizatorët kanë paralajmëruar një banket festues, ku do të performojë edhe një grup muzikor matjan, në shenjë mirënjohjeje për të pranishmit. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen plotësisht nga organizatorët.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi të bukur, që sjell më afër zemrat e mërgimtarëve dhe kulturën tonë tradicionale!Hyrja e lokalit, ku do zhvillohet aktiviteti

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img