KMA NEWS / Nis tërheqja e aleatëve të Lulzim Bashës nga zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi u mor pas takimit që kreu i PD-së, pati me ambasadorin amerikan, Donald Lu. Opozita duket se do të përshkallëzojë qëndrimin me dy hapa, organizmin e kuvendeve në të gjitha qytetet dhe bllokimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Duka ishte i pari që lajmëroi çregjistrimin nga Komisioni. Në një prononcim për mediat, ai tha: Së bashku ramë dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t’i kërkoj KQZ çregjistrimin e Partisë Agrare Ambjentaliste!





