Kosova rezolutë në mbështetje të lirimit të Haradinaj

KMA NEWS / Kosova ka miratuar një rezolutë për lirimin e ish Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj. Të gjitha grupet parlamentare në Kosovë kanë dhënë mbështetjen e tyre për rezolutën përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Nga 79 deputetë sa ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës, vetëm një ka qenë kundër.

Rezoluta parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt, bëjnë me dije mediat kosovare.

Pikat e rezolutës:

-Lirimi i pakusht i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.

-Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

-Qeveria të kërkojë nga BE që të pastrojë listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

-Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e një anshëm të Serbisë.

Rezolutën e ka mbështetur edhe Kuvendi i Shqipërisë

kuvendiKuvendi i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, ka deklaruar kryetari Ilir Meta në përfundim të seancës plenare.

Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi këtë të enjte një rezolutë që kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img