SHQIPTARI NEWS – Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka raportuar situatën që është krijuar në Izmir, ku tërmeti 6.5 ballë ka shkatërruar disa banesa dhe ka lënë shumë persona të plagosur.
Ai ka treguar se në rrënoja mund të ketë viktima, nuk dihet nëse mund të jenë shqiptarë pasi Izmiri është qytet që ka dhe shumë shtetas shqiptarë.
“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë bënë me dije minsitri i jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues. Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi. Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,– tha ai.





