SHQIPTARI NEWS – Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se e ka në plan që të ngrejë popullin shqiptar në këmbë, edhe njëherë, siç bëri me datë 2 mars. I ftuar në emisionin ‘Zonë e lirë”, Meta tha se ka vite që nuk fle gjumë dhe se e ka në plan me shpirt që ta ngrejë popullin shqiptar.
Presidenti Meta tha se populli shqiptar nuk është i trembur dhe nuk është ashtu siç thotë Rama që atij nuk ‘ju ngrihet’.
Pjesë nga biseda
Ilir Meta: E kam thënë një vit para, që në asnjë mënyrë të mos i digjni.
Arian Çuri: Në mënyrë që ata kanë dalë jashtë ju kanë çarmatosur?
Ilir Meta: Kë kanë çarmatosur?
Arian Çuri: Juve personalisht
Ilir Meta: Pse më kanë çarmatosur?
Arian Çuri: Ju kanë hequr të gjitha instrumentet politikë.
Ilir Meta: Po, por a e heqin dot popullin?
Arian Çuri: Është i trembur dhe populli nga Covid-i dhe nuk del as nga shtëpia. Policia thotë hajde këtu se do ju vemë gjoba, populli vete vetë me këmbët e tyre
Ilir Meta: Me të vërtetë flisni kështu ju?
Arian Çuri: Ky është popull shumë i butë.
Ilir Meta: Vërtetë mendoni që shqiptarët qenkan popull i trembur. Apo siç thotë ai vagabondi që e keni me video popullit që nuk ju ngrefet.
Arian Çuri: Patjetër. Unë po i nxis të ngrihen.
Ilir Meta: Mos ki merak se kur i nxis i ngre unë. Edhe njëherë, vetëm njëherë do t’i ngre…
Arian Çuri: Kur, ngriji pra…
Ilir Meta: Atëherë kur duhet…
Arian Çuri: Pas 25 Prillit…
Ilir Meta: Unë do t’i ngre atë ditë që do të jetë dita e fundit. E kam me shpirt, e kam me plan, e kam me strategji se kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe kam për detyrë t’i paralajmëroj të gjithë që të mos më thonë që Presidenti ka bërë diçka që nuk e tha.
Meta është shprehur se miratimi i mdryshimeve në Kodin Zgjedhor ishte akti që kërkonte të nxirrte Shqipërinë nga shinat. I ftuar në ‘Zonë e lirë”, Meta tha se as aid he as shqiptarët, nuk duhet të flenë gjumë, por duhet të rrinë zgjuar dhe të punojnë për rrëzimin e këtij regjimi, të cilin e quajti, ‘regjim oligarkësh’.
Ndër të tjera Meta tha se Rama është i marrë peng prej 20 viteve dhe bashkë me regjimin e oligarkëve, ka 20 vite që bën pallë në Shqipëri.
“Nuk duhet t’ia fusim gjumit, duhet të rrimë çdo ditë nga pak zgjuar. Kjo është ambicia ime t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Populli do ia japë atyre që duan të na çojnë në Europë vendin dhe duan të shembin regjimin e oligarkëve, që kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri, për të shembur PPP. Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër. Ilir Meta jep fjalën siç ia thashë shoqërisë civile që Shqipëria nuk i lihet më as Edi Ramës, as Ilir Metës dhe as Lulzim Bashës. Populli shqiptar do të vendosë me referendum. Përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk e kanë ushtruar siç duhet këtë sovranitet,”- tha Meta.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhëshme parlamentare Meta është shprehur i bindur se 25 prilli nuk mund të shtyhen për asnjë arsye në botë. I pyetur nëse zgjedhjet mund të shtyheshin për shkak të Covid-19, ai tha se nuk ka asnjë shans që të ndodhë.
Sipas Presidentit, 25 prilli është afati i fundit, dhe me sjelljet e kryeministrit Edi Rama, data e zgjedhjeve, vetëm mund të afrohet
“Ka zero shans, me zgjedhjet e veta të papërgjegjshme vetëm mund t’i afrojë. Nuk mund të ketë kurrë amnisti me atë që ka ndodhur me TK, e ka treguar qartë që nuk ka asnjë interes për shëndetin e njerëzve. 25 prilli është afati i fundit, me çdo gjë që do ndodhi,”- tha Meta.





