KMA NEWS / Përjashtimi i ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit për 10 ditë ka qenë çështje debati edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetja Arta Dade i ka kërkuar kryetarit Edi Rama që çështja të mos ngelet thjesht me përjashtimin nga Kuvendi, por Berisha të çohet për ndjekje penale.
“Kaq mund të themi për masën ndaj Berishës? Nuk firmosëm për largim 10 ditor të Berishës, firmosëm që ta ndjekim penalisht”, ka thënë Dade.
Ndërkohë kreu i grupit, Gramoz Ruçi ka thënë se “Kaq mund të bëjmë për çështjen e Berishës”.
Ish-kryeministri u përjashtua me vendim të Byrosë së Kuvendit për shkak të thirrjeve të tij për armatosje të popullsisë. Ndërkohë në shenjë proteste të këtij vendimi, PD vendosi sot bojkot për një jave të të gjithave veprimtarive të Kuvendit.





