Çfarë pret, zoti Rama?

KMA NEWS / “Çfarë pret, zoti Rama, mos do që të vihesh edhe ti kusht? Vepro sa më shpejt me Reformen në Drejtesi, se nuk eshte “qesharak” Saliu në thirrjen e tij, por një bandit antishqiptar që urren shqiptarët“..

Nga Spartak Ngjela

Vuçiç duket sikur po fiton ne Serbi. Si është kjo për ne?

Po shoh se po ka shumë përkrahje perëndimore. Sidomos gjermane.

Por…në fakt kanë vepruar në menyre drastike kundër Miloshevicit. E dërguan në Hagë si kriminel lufte. Ky ishte kushti për perspektivën e tyre perëndimore drejt Bashkimit Europian.

Serbët duan të hyjnë para nesh në Bashkimin Europian. Kjo është gara jonë e kohës. Po ne ku jemi?

“Edhe ju, kusht për BE, keni pasur neutralizimin kriminal të Sali Berishes dhe klanit te tij” – më tha miku im A. T. nga Gjermania.

Po kush ta realizonte këtë kusht: Meta dhe Rama?

Ka njëqind vjet që korrupsioni i degraduar politik shqiptar luan kundër shqiptarëve, prandaj sokëllin Saliu “rrembeni armet”, se e di që, që të gjithe të korruptuarit që drejtojnë, janë kundër shqiptarëve.

Por tani ka ardhur fundi.

Çfarë pret, zoti Rama, mos do që të vihesh edhe ti kusht? Vepro sa më shpejt me Reformen në Drejtesi, se nuk eshte “qesharak” Saliu në thirrjen e tij, por një bandit antishqiptar që urren shqiptarët.

Leri “nenet zbutës” për Saliun, por, fute që këtë javë draftin e Reformës në Parlament!… se çdo zvarritje, nuk është më shume kunder shqiptarëve, sesa kunder teje.

Koha, tani e më tej, nuk eshte më e korrupsionit politik shqiptar, por e vetë shqiptarëve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img