Athinë: “Dialog me Daut Gumenin/ Liria, Qëndresa, Letërsia dhe Diplomacia”

GAZETA E LONDRES – Athinë: “Dialog me Daut Gumenin/ Liria, Qëndresa, Letërsia dhe Diplomacia”

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), organizoi në amfiteatrin “Antonis Tritsis” të Qendrës Kulturore të Bashkisë së Athinës një aktivitet kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit, poetit, diplomatit dhe ish-të përndjekurit politik, Daut Gumeni, me titull:

“Dialog me Daut Gumenin: Liria, Qëndresa, Letërsia dhe Diplomacia”.

Të pranishmit dhe hapja e aktivitetit

Në këtë veprimtari morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, akademikë dhe gazetarë grekë, si dhe artistë e dashamirës të letërsisë shqiptare.

Mbrëmjen e çeli Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, e cila vlerësoi figurën e Gumenit si “jo vetëm shkrimtar të historisë personale, por ambasador të kujtesës dhe dëshmitar të së vërtetës”. Ajo theksoi se letërsia dhe qëndresa e autorit mishërojnë “dinjitetin njerëzor dhe fuqinë e fjalës si akt shërimi”, ndërsa nënvizoi rëndësinë e dialogut kulturor mes dy vendeve.

Fjalët e panelit dhe kontributet

Anëtari i AIDSSH-së, Altin Hoxha, prezantoi dokumente të dosjes së Daut Gumenit, duke hedhur dritë mbi periudhën e përndjekjes dhe rezistencës së tij.

Kryetarja e “LiterArt”, Brikena Qama, vlerësoi rolin e autorit në letërsinë shqipe, ndërsa përkthyesi Kosta Jani prezantoi veprën e tij në gjuhën greke.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes u shfaq një fragment nga dokumentari “Një burrë në udhë”, realizuar nga regjisori Ylli Pepo, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse. Dr. Stavri Dajo solli një analizë akademike mbi krijimtarinë e Gumenit, ndërsa gazetari e shkrimtari Panajot Boli ndau reflektime mbi dimensionin poetik të autorit.

Diskutimi u pasurua nga perspektiva diplomatike e Dr. Dimitris Moschopoulos, ish-ambasador dhe ish-kreu i Zyrës së Ndërlidhjes së Greqisë në Kosovë, si dhe me video-mesazhin e gazetarit të SKAI TV, Christos Nikolaidis.

Anëtari i AIDSSH-së, Skënder Vrioni, foli për figurën dhe kontributin e Gumenit në institucion.

Momente artistike

Publiku përjetoi çaste të veçanta emocionale përmes interpretimeve të krijimeve të autorit. Aktorja Algiona Aga recitoi poezinë “Urata e Mëmës”, duke ndarë edhe përjetimet personale në nderim të gjyshit të saj të pushkatuar, Sazan Hadëri.

Poeti Agim Basha interpretoi poezinë “Autoportret” me ngjyrimet karakteristike të dialektit lab, ndërsa aktorja Marsela Lena solli një pjesë nga monodrama “I Marri Fisnik”.

Dialogu dhe mbyllja

Mbrëmja kulmoi me një dialog të hapur mes Daut Gumenit dhe publikut, të moderuar nga gazetari Pano Boli. Aktiviteti u mbyll me një performancë polifonike nga grupi “Lot Kurbeti”, që solli edhe një tjetër dimension të autorit — atë të isopolifonisë.

Në përfundim, të pranishmit patën mundësi të njiheshin me librat e autorit, të realizonin fotografi dhe të merrnin pjesë në një banket miqësor.

Moderimi i aktivitetit u krye nga Joana Zhonga (Ambasada e Shqipërisë) dhe Elona Baci (AIDSSH).

Mirënjohje

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi shpreh mirënjohjen e saj për Bashkinë e Athinës për mbështetjen dhe vënien në dispozicion të mjediseve të Qendrës Kulturore.

Faleminderime të veçanta iu adresuan të gjithë folësve dhe personaliteteve shqiptare e greke që udhëtuan nga Shqipëria dhe Greqia për të nderuar kujtesën dhe veprën e Daut Gumenit, duke afirmuar vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe vëllazërisë.

Faleminderit të gjithëve për praninë, respektin ndaj së shkuarës dhe besimin te fuqia e fjalës së lirë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img