Ben Blushi: Rama totalisht i paaftë, konkuron me Berishën kush rrënoi më shumë Shqipërinë

KMA NEWS / Në seancën e parlamentit deputeti Ben Blushi foli ashpër kundër kryeministrit Rama duke e quajtur një kryeministër krejtësisht të paaftë, një kryeministër që nuk bën asgjë, veçse po lyen me bojë fytyrën e Sali Berishës. Të dy janë fatkeqsia e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Edi Rama, të cilët konkurojnë me njeri tjetrin për të këqijat që i kanë sjellë këtij vendi, tha Blushi.

Edi Rama nuk mbron interesin publik, por atë privat, bile atë të një grupi miqsh të Ramës, vazhdoi Blushi. Edi Rama është një kryeministër totalisht i paaftë dhe ai vetëm merret me kryetarin e Lindjes që është Sali Berisha. Po konkurojnë kryetari Rama i Rilindjes me kryetarin e Lindjes Berisha – vazhdoi Ben Blushi.

” Edi Rama është i paaftë për ta qeverisur po e administron shumë keq qeverinë. 4 orë foli kryetari i Rilindjes, 4 herë të tjera ish kryetar i lindjes (Berisha). Nga lindja na kanë ardhur dhe këto, dhe represioni brenda partisë. E vetmja gjë që Edi Rama po bën në tre vjet po lyen me bojë gërmadhën e Sali Berishës. Lyeje si të duash. Po të duash bëje strehë si në kryeministri por gërmadhë mbetet. Konkuron e djeshma me të pardjeshmen. Ndërkombëtarët po na bëjnë qesharakë. Këta dy (Rama- Berisha) konkurojnë me njëri tjetrin: Kush ka shkaktuar më shumë papunësi apo ka hequr më shumë njerëz nga puna, kush ka marrë më shumë borxh publik. Kush e ka rrënuar më shumë ekonominë dhe kanë shkaktuar më shumë padrejtësi. Ka ardhur koha ta themi pa hezitim, është konkurencë. E dëgjova sot foli për tre pika

Fakti që po vijnë kinezët në Shqipëri është shumë mirë. Shumë mirë është por pyetja është pse ikin gjermanët e kanadezët? Pse ikën një kompani kanadeze dhe një kompani gjermane nga aeroporti?

Rama është totalisht i paaftë. Nuk matet me metrin e të ardhmes por me të djeshmen. Bën konkurencë me Saliun.Flet për ligjin e pronave. Kam një pyetje. Pse merr lekët e mia kur mund ti kompensosh fizikisht? Fatkeqsisht kemi rënë në dorën e njeriut të paaftë. Shqipëria po shkon më keq me konkurencën mes kryetarit të lindjes dhe kryetarit të rilindjes

Ndër të tjera Blushi tha se :

Për të kuptuar se çfarë është dhe si mbrohet po jap një rast që ka ndodhur para një jave, një grua me tre fëmijë po shkonte të shihte burrin e vet në burg, shteti me dashje i kishte cenuar mundësinë të mbrohej nga rruga, aksident nga sabotimi i interesit publik, vdiqën dy fëmijë, sepse një nënë po shkonte të shihte burrin në burg, a foli njeri nga qeveria sot për një familje që u shkatërrua se po ndërtonte një çati, aq më pak ai që duhet të fliste më shumë, kryeministri.

Po kush i hoqi 10 m kangjella nga rruga, kush i hoqi, kush e dëmtoi interesin publik, nevoja e qeverisë për të mbrojtur interesin privat para atij publik.

Pse ishin hequr ato? Nuk kishte para? Ishte borxhi i lartë? jo, i shërbyen një karburanti privat, këtë mbrojti qeveria, a keni parë të shkojë shteti atje dhe ta rivendosë kangjellën, shih me ça llogjesh merren sot.

Pse përfundoi kjo familje në burg, sepse babai i vajzave që shteti nuk i mbrojti, por i çoi në humbje jete, ky ndërtoi një çati në tokën e vet, nuk zaptoi, e përfundoi në burg prej 6 muajsh, vajzat po shkonin ta vizitonin, po sa para tij edhe nga ky parlament duhet të ishin në burg, ai shkoi për një çati, humbi dhe dy vajzat, e kush e mbron interesin publik, interesi publik cenohet vetëm kur vjen puna te të varfërit.

Rasti i fundit në Sarandë që tregon se si sabotohet interesi publik në vend, ka tre ditë që shkruhet për trafik të madh droge, nuk e di kush është ai njeri, kujt i ka dhënë para, Rilindjes, PS, PD apo LSI, ky njeri është akoma në punë, deri dje, ka qenë në punë, për çfarë mbahet në punë, për ça thotë qeveria e kam hetuar prej tre muajsh, e hetojnë dhe e lënë të jetë në krye të transportit, mbrohet interesi privat, nuk ndahemi më, ndahemi në mbrojtës dhe cenues të interesit publik, qeveria e saboton këtë interes.

Blushi u bëri një thirrje ish miqve të tij socialistë. “Unë ju thashë që Edi Rama është një kryeministër i dështuar që po lyen vetëm gërmadhat që la trashëgim Berisha. Por tani po ju them ju të tjerëve, ish miqve të mi socialistë, mos i mbani kovën e bojrave këtij piktori se do të bëheni edhe vetë pis”.

Pas kritikave të Blushit u ngritën menjëherë idhtarët e kryetarit: shaj kritikët e Ramës që të bësh karierë. Ashtu si Alfred Peza më parë këtë herë në parlament folën direkt Erion Braçe dhe Arben Ahmetaj që u munduan të amortizonin kritikat e Blushit ndaj qeverisë.  Pikërisht këtyre mbrojtësve të Ramës ai u drejtoi thirrjen: “Mos i mbani kovën se do të bëheni pis”.

Blushi akuzon maxhorancën dhe kryetarin e Rilindjes Edi Rama se po mbron njerëz si Elvis Rroshi të cilët janë me të kaluar të errët penale. Në fjalën e tij në Kuvend Blushi kishte dhe një këshillë për kolegët e tij rilindas.

“Një kryetar bashkie i rilindjes ka një vit e gjysmë që akuzohet jo nga këta se këta nuk i besoj por nga ata që drejtuan grupin parlamentar. E vutë në listë, bëri formularin e dekriminalizimit dhe tha kam harruar për çfarë jam akuzuar. Ka dy mundësi, ose gënjen ose është dënuar 1 mijë herë dhe nuk mban mend.

Unë nuk mund të mbaj mënd 1 mijë kafe por një dënim e mbaj mend, se nuk dënohesh 1 mijë herë në jetë. Dënohesh një herë, 2 herë, 5 herë dhe këtë mbroni ju. Ky është simboli flamuri i Rilindjes.

Ky njeri që thotë nuk mbaj mend si jam dënuar, për çfarë jam dënuar nuk e di dhe gënjen shtetin e vet është akoma në detyrë, ky është antipod me një zonjë aty që u ngrit në grup parlament dhe ju tha: Keni shkarkuar mësues për arsye politike dhe ju dha një rast. Ajo u nxorr nga dera. Mimoza Hafizi u nxorr nga dera e partisë kurse ky hyn dhe nga dritarja, ky që harron se pse është dënuar. Kë mbroni në këtë rast?! Kush është matësi?! Kush e ka fajin për këtë depresion, degradim?! Kush e ka fajin që Shqipëria e Saliut vetëm po lyhet me bojë si një gërmadhë. Miqësisht kam një këshillë për të gjithë ju, ish miqtë e mi, të Rilindjes. Edi Rama do vazhdojë të luejë me bojë gërmadhën e Saliut por mos ia mbani bojërat se do bëheni pis bashkë me të.

Elvis Rroshi në forlumarin e tij të vetëdeklarimit pranonte se ishte dënuar në Gjermani.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img