KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në qytetin e Shkodrës në përurimin e ekspozitës me fotografitë e Marubit, por qytetarët që ishin drejtuar të tmerrnin pjesë në këtë aktivitet janë gjendur përballë një trajtimi vërtetë të turpshëm.
Qytetarë shkodranë siç mund ta shikoni edhe në videon e mëposhtëme shfaqen mjaft të pakënaqur me këtë trajtim që i bëhet nga agjentët e sigurisë dhe punonjësit e Gardës së Republikës që kishin vendosur në mes të pedonales në Shkodër një aparat metal detektor, ku qytetarët që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturorë do ti nënshtroheshin kontrollit përmes skanirit për armë dhe sende të tjera metalike.
E gjithë kjo situatë e paprecedentë ka krijuar tensione në qytet dhe i gjithë qëndrimi i Edi Ramës në Shkodër është reduktuar ndryshe nga sa ishte paracaktuar në axhendë pikërisht për shkak të situatës së krijuar.
Gjithësesi ajo që tregon se prania e Edi Ramës në Shkodër nuk ka qenë e mirëpritur e konfirmon edhe kjo foto nga ambienti ku zhvillohej aktiviteti, ku tregohet qartë se, qytetarët shkodranë e kanë bojkotuar atë.
Edhe aktori Julian Deda që ka denoncuar këtë situatë, e ka quajtur poshtëruese trajtimin që i është bërë shkodranëve ndërsa shkruante në rrjetin e tij social:
“Shkodra nen masa aq te rrepta sigurie, sa na e ka zili aeroporti i JFK. E pse? Sepse ka ardhur larmadheria e tij Edi i pare..! Ne cilin vend te planetit kontrollohen njerezit ne mes te qytetit? Pse duhen trajtuar shkodranet si popull terrorist, vetem per faktin se ka ardhur udheheqesi? Le te marre shembull bota nga Shqiperia e vitit 2016. Poshteruese”.
Por Shkodranët duket se dinë të reagojnë me qytetari. Shikoni pjesëmarrjen si reagim ndaj sjelljeve arrogante të pushtetit. /burimi Progres/






