BIRN: Gjermania kërkon luftë kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar

KMA NEWS / Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë i tha agjencisë BIRN se në mbledhjen e Këshillit Europian më 13 dhjetor Berlini pritet të mbështesë pikëpamjet e Komisionit Europian se BE duhet te hapë negociatat me Shqipërinë sapo të zbatohen pikat kyçe të reformës në drejtësi dhe ligji i vetingut.

I njëjti burim thotë se është e rëndësishme për Shqipërinë të implementojë reformën e shumë-pritur në drejtësi dhe të vazhdojë përpjekjet në drejtim të 5 prioriteteve kyçe – në veçanti, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit Europian për nxjerrjen e një rekomandimi për të hapur negociatat e anëtarësimit, në varësi të progresit të besueshme dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë, ri-vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha burimi zyrtar.

“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, kapacitetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar për të zbatuar në mënyrë të qëndrueshme reformat të rëndësishme në muajt që do të vijnë, siç kërkohet nga Komisioni Europian para hapjen e negociatave”, ka shtuar burimi.

Komisioni Europian rekomandoi më 9 nëntor hapjen e negociatave me Shqipërinë, por e kushtëzoi datën me zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se Gjermania ia ka komunikuar zyrtarisht qeverisë Shqiptare se nuk do të votojë pro hapjes së negociatave. Ky komunikim, sipas Bashës, i është bërë ministrit të jashtëm, Bushati. Ai tha se është në dijeni të këtij fakti, për shkak se qeveritë e vendeve anëtare të BE komunikojnë jo vetëm me qeverinë, por edhe me opozitën.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img