Blushi e Hafizi respektojnë votuesit: Jo buxhetit të 2017 – ës !

KMA NEWS / “Votimi për buxhetin në faqen Libra.al përfundoi. Ishte hera e parë në Shqipëri kur pyetet anëtarësia për çështje të rëndësishme. 2134 persona votuan KUNDER, 505 persona votuan PRO. Vendimi juaj detyrim për mua sot në parlament”, ka shkruar Blushi në faqen e tij të FB. Duke deklaruar në një mënyrë paraprake votën e sotme në seancën parlamentare. Deputeti Blushi dhe Mimoza Hafizi të LIBRa-s do të votojnë kundër projekt buxhetit të paraqitur nga qeveria duke respektuar për herë të parë në Shqipëri verdiktin e anëtarësisë së partisë dhe votuesve të tyre. Sipas rezultatit përfundimtarë të votimit onlin që u realizua nga libra.al, se si duhet të votoi LIBRA për buxhetin e 2017 rezultati ishte 80.86% kundër dhe 19.44% kishin mendimin që të votohet buxheti. Pra nëse Blushi dhe Hafizi do ta marrin seriozisht këtë konsultim me elektoratin dhe anëtarësinë e partisë, i bie që të votojnë kundër projekt buxhetit të 2017.

Blushi duke folur në TV Ora News për buxhetin e paraqitur nga qeveria Rama shprehet se Rilindja ka tradhëtuar premtimet e fushatës. Ai ka theksuar se rilindja e taksës progresive sot takson më shumë njeriun e shkolluar sesa ate që ka pronë të trashëguar. Më shumë një drejtor banke apo një shef sektori sesa pronarin e kamur të bankës. Pikërisht për këtë Blushi ka arritur në formulën se kjo qeveri takson më pak të kamurin me dhjamë sesa njerzit e shkolluar dhe të investuar të investuar tek vetja, pra trurin.

Në këtë buxhet janë dhënë vetëm per 8 koncesione 7.2 miliard, pra me shume sesa per te gjithë studentet sebashku (160 mijë)  6.6 miliardë. Ky është sistemi i padrejtë që ka ngritur Rilindja sipas deputetit dhe themeluesit të LIBRA-s, Ben Blushi.

Votimi për buxhetin në faqen Libra.al përfundoi. Ishte hera e parë në Shqipëri kur pyetet antarësia për çështje të rëndësishme.
2134 persona votuan KUNDER 505 persona votuan PRO
Vendimi juaj detyrim për mua sot në parlament.

http://libra.al/index.php/voto-online

Fotografia e Ben Blushi

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img