KMA NEWS / Libra e Ben Blushit do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme. I sapozgjedhur kryetar me 95% të votave, Blushi deklaroi në një intervistë për ABC News se mundësia për bashkëpunime politike do të shihet pasi partia e tij të ketë matur forcat. Sipas tij, PS dhe LSI duhet të dalin bashkë në zgjedhje për të ndarë faturën e qeverisjes, ndërsa shtoi se sakrifikimi i Ylli Manjanit është kurbani në themelin e këtij bashkëpunimi.
Votimin elektronik që e zyrtarizoi në krye të LIBRA-s, Ben Blushi e shikon si provën se përdorimi i elektronikës në zgjedhje është i mundshëm.
Ben Blushi mori 95% të votave, përballë një kandidati të panjohur në politikë. Por nuk pranon ta krahasojë votimin e anëtarësisë së LIBRA-s me referendumin e zhvilluar në PS për të konfirmuar Edi Ramën.
Pyetjes nëse LIBRA i ka vënë vetes një objektiv në zgjedhjet e ardhshme përsa i përket rezultatit elektoral, i përgjigjet me një parashikim.
Pavarësisht se është një forcë e re politike, LIBRA nuk e pëlqen mburojën e koalicioneve. Ben Blushi tregon se marrëveshjet politike i ka lënë për pas zgjedhjeve.
Ndryshe mendon përsa i përket koalicionit PS-LSI. Sipas tij, pas kurbanit Manjani, dy partitë kryesore të qeverisjes jo vetëm duhet por do të paraqiten bashkë përballë qytetarëve.
Lista e Barabartë, e njohur me akronimin LIBRA, i drejtohet shtresës së mesme dhe të varfër të shoqërisë, me synimin për të reduktuar polarizimin esktrem mes të varfërve dhe të pasurve, që sipas Blushit mund të çojë në situata të papritura në 3-4 vitet e ardhshme.





