Meta pas takimit me ambasadorin Lu: Ishte takim mjaft konstruktiv

KMA NEWS / Reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi kanë qënë në fokus të takimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i Kuvendit në një dalje për mediat ku konfirmoj dhe njëherë vullnetin për bashkëpunimin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në takim tha ai u theksua dhe rëndësia e standardit të zgjedhjeve të ardhshme dhe përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Takimi u fokusua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, standardit të tyre dhe në përpkjekjen që duhet bërë për të mbyllur reformën zgjedhore në përputhje dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, po dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme”, tha z. Meta.Ilir-meta

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta:

Meta, keni patur një takim herët gjatë mëngjesit të sotëm me Ambasadorin amerikan, z. Donald Lu, i cili para se sa të vinte tek ju ishte edhe tek Ambasadorja e BE. Diçka rreth këtij takimi?

Kemi patur një takim mjaft konstruktiv me Ambasadorin dhe ekipin e tij. Natyrisht ky takim tepër konstruktiv dhe bashkëpunues është fokusuar në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente, parimore dhe institucionale.

Dhe natyrisht që ky takim është përqendruar edhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, të standardit të tyre dhe në përpjekjet që duhen bërë për të përmbyllur reformën zgjedhore, që duhet të ishte përmbyllur me kohë sa më shpejt në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Por sigurisht edhe në rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe besueshmërinë e reformës në drejtësi në procesin e zbatimit të së cilës tashmë kemi hyrë.

Një ditë më parë, Ministri Vasili shprehu shqetësim dhe rezerva për ngritjen e Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. A i keni kërkuar informacion ambasadorit për ngritjen e këtij bordi, pasi Ministri Vasili e cilësoi si ekstra-kushtetues dhe tha që nuk është ngritur në nivel ekspertësh?

Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje apo çështje të ndryshme, por për të konfirmuar edhe një herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me ambasadën e SHBA dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner kyç në këtë reformë, por edhe si një faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s.

Meta në takimin që patët me ambasadorin amerikan, ju thatë që folët për reformën zgjedhore. Ku u fokusua kjo pasi u shty edhe me një muaj komisioni, ndërkohë që opozita…

U fokusua në emergjencën për t’u ulur dhe për të reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img