Bruksel: Sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Kryeminisitri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot pas gati pesë muajsh në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, që do të ndërmjetësohet shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, palët do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash dhe rrugën përpara në bisedime.

Takimi i së mërkurës ndodhë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve më 25 gusht të vitit të kaluar për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që coi në një krizë të rëndë politike në Kosovë.

Opozita bllokoi punën e parlamentit dhe u hodh në protesta edhe në rrugë për të kundërshtuar mërrveshjen që u jep më shumë autonomi serbëve në veriun e Kosovës.

Ajo i kërkon qeverisë dorëheqjen në dritën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila vlerësoi në dhjetor të vitit të kaluar se marrëveshja për asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria i ka bërë thirrje opozitës për dialog politik ndërsa është zotuar se do të zbatojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në procesin e mëtejmë të hartimit të dokumenteve mbi asociacionin.

Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndëpriten më pas për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohshme parlamentare në Serbi, që pritet të mbahen në muajin prill.

Ato zgjedhje dhe situata aktuale në Kosovë, mund të zgjasin periudhën e “heshtjes” se bisedimeve.

Të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, bisedimet ndërmjet të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmejt tyre, i siguruan Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar ndërsa javën që lamë pas u miratua nga Parlamenti Evropian.

Ato i siguruan Serbisë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, kapitujt e parë të të cilave u hapën me 14 tetor.

Synimi për integrime evropiane, bëri që Serbia të ulet në tryezën e bisedimeve ndonëse vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës e cila më 17 shkurt shënon përvjetorin e tetë të saj.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img