Bylykbashi: Ndërkombëtarët ishin garantë për konsensus, për ne ndryshimet e sotme janë vija e kuqe

SHQIPTARI NEWS – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, që është edhe anëtar i opozitës në Këshillin Politik është shprehur se ndryshimet kushtetuese nga Edi Rama janë vija e kuqe. Në një intervistë në Syri TV, Bylykbashi u shpreh se ndryshimet janë bërë pa konsensusin e opozitës, duke shtuar se ndërkombëtarët dolën garant për marrëveshje.

“Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit. Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar”, shtoi ish-deputeti.

PJESË NGA DEKLARATA

Ishin ata ndërkombëtarë që morën ata iniciativë që na çoi te marrëveshja e 5 qershorit. Ishin ata garantë që u miratua ajo marrëvëshje kështu siç është. Ishin ata që kërkuan kodifikimin e marrëveshjes së 5 eqershoit deri të Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, që kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Po ku është Rama? Rama bëri një marrëveshje me 21 korrik për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo është çështje substanciale, Rama është i kapur pas pushtetit. Është gati të shkojë kundër faktorit ndërkombëtar.

Sigurisht askush nuk e merr sëriozisht Ramën, por është objekt tallje dhe qeshje. Por ça bëri Edi Rama. Tha do grisim marrëvëshjen Pak ditë më pas doli me një letër nga çeta e deputetëve të vetë që ishte një propozim i shkruar kokë e këmbë nga Rama. Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo që bëmë mbrëme ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve.

Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë… Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari I Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëvëshja e 5 qershorit. Ai pret të deformojë në Kodin Zgjedhor modelin prej 17 vitesh të koalicioneve parazgjedhore. Për ne kjo është vijë e kuqe kushtetuese.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img