Zef Mazi: Ndryshimet kushtetuese afrojnë Shqipërinë me BE-në, u përmbys kërkesa e Këshillit Evropian

SHQIPTAERI NEWS – Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka komentuar sot ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet. Në një reagim të publikuar në disa media pranë qeverisë, Mazi shkruan se tani është koha që palët të ulen në dialog, dhe se ndryshimet e sotme janë vijimi i ndryshimeve të miratuara në 23 korrik.

Më tej për sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai shton se kjo është në përputhje me një kërkesë të Këshillit Evropian që në mars të këtij viti.

“Miratimi sot nga Parlamenti i Shqiperise i disa ndryshimeve kushtetuese, ne vijim te miratimit parlamentar te dates 23 korrik, për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, sipas rekomandimeve te OSBE/ ODIHR-it, eshte me rendesi te madhe per vendin tone. Ky miratim eshte nje hap tjetër përpara, nje afrim i metejshem i vendit me BE, ai eshte përmbushje e nje kerkese tjetër qe Keshilli Evopian beri ne mars te këtij viti.

Rendesi te vecante ka qe te gjithë faktoret politike te vazhdojnë dialogun e tyre konstruktiv, ne menyre gjithëpërfshirëse, bashkepunese, duke gjetur rrugët per te ecur përpara, qe miratimet e ndryshimeve kushtetuese sot te reflektohen ne Kodin Zgjedhor përsëri përmes nje dialogu te tille gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe rezultativ. Kjo eshte vetëm ne te mire te vendit tone”, është shprehur Mazi.

Por këtë deklaratë duket se ambasadori e ka bërë para reagimeve nga ndërkombëtarët, pasi këta të fundit kanë shprehur keqardhjen për moskonsensusin. Po ashtu më herët zyrtarët e BE kanë thënë se nëse miratohen ndryshimet kushtetuese pa konsensus, Shqipëria do bëjë hapa pas në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img