KMA NEWS / Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të marrë në pyetje Izet Haxhinë, një ndër njerëzit më të afërt dhe të besuar të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij të parë, për disa ngjarje të rënda, për të cilat Haxhia ka dy vjet që rrëfen detaje, emra, urdhra, prapaskena dhe rrethana të panjohura më parë,-njofton sot e përditshmja “Shqiptarja.com”.
Ish truproja e Sali Berishës ka vite që gjendet në Turqi ku ka përfituar strehim politik (një rast shumë i rrallë ky për shtetin turk). Ai ka qënë gjithmonë aktiv dhe i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e ngjarjeve më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend e që duke patur një begraund politik nuk janë zbardhur.
Një ndër këto ngjarje, ndofta më e rënda me indicie terrorizmi ka qënë edhe bomba e vendosur tek Vefa , një makinë me eksploziv ku mbetën të vrarë 4 përsona dhe u plagosen disa të tjerë. Për këtë ngjarje Izet Haxhia ka thënë në shtyp se ka qënë e porositur nga ish Presidenti Sali Berisha. 14 Shtatori ose “grushti i shtetit i Berishës” është një tjetër ngjarje për të cilën do të pyetet Izet Haxhia.
Një tjetër akuzë që i vjen Sali Berishës nga Izet Haxhia, por jo vetëm, është dosja “Tropoja”…Një “taborr” djemsh të rinj nga Tropoja janë viktima të një përplasjeje të Sali Berishës me fisin e famshëm të Haklajve. Sa janë të vërteta ato çfar thotë Haxhija do të shohim nëse vërtetë do të deponoi para hetuesve të Byrosë Kombëtare, apo thjeshtë i ka për show dhe hakmarrje ndaj Sai Berishës. Siç duket Byroja Kombëtare e Hetimit do ti hyjë me themel çështjeve të krimit politik dhe ordiner në Shqipëri.





