PD prezanton Shehun, reagon PS: Basha nuk tha gjë të re për Dibrën

KMA NEWS / Partia Socialiste reagoi sot për deklaratat dhe takimin elektoral të kreut të PD-së, Lulzim Basha në prezantimin e kandidatit Sherefedin Shehu në Dibër. Sipas PS-së, Basha nuk u tha asgjë të re dibranëve.

Selia rozë shprehet se qytetarët e Dibrës do të dinë të zgjedhin mes kandidatit të PS dhe atij të PD.

Deklarata e Partisë Socialiste:
“Sot komuniteti dibran pati mundësinë të bënte dallimin mes takimit dinjitoz të koalicionit qeverisës për prezantimin e Muharrem Ramës dhe mitingut me ulërima të Partisë Demokratike për prezantimin e Sherefedin Shehut. Në të njëjtën sallë, shumica qeverisëse foli për çka është bërë dhe do të bëhet për Dibrën duke nxjerrë në pah vlerat e një qytetari të nderuar si Muharrem Rama; ndërsa Partia Demokratike shau, shpifi, iku pasi ngriti në qiell një kandidat të ardhur me telekomandë nga Shqupi në Dibër, pasi ka vënë në zotërim gjatë jetës së tij në Tiranë plot 5 apartamente.

Lulëzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe, dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulëzim Basha se do t’i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen n

 

ga llafet e tij?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e la gati Rrugën e Arbërit?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se varfërinë, papunësinë, rrënimin shumëvjeçar në Dibër e solli Edi Rama për tre vjet?! Po aq shumë dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t’i shërojë Partia Demokratike me Sherefedinin, ku do t’i gjejë Lulëzim Basha?!

Sidoqoftë Partia Socialiste e falenderon sot Partinë Demokratike për takimin e zhvilluar në të njëjtën sallë, sepse kështu dibranët mund ta bëjnë më lehtë dallimin. Ashtu sikundër Partia Socialiste e falenderon edhe Lulëzim Bashën që duke përsëritur fjalimin që ka tre vjet që mban, u dha mundësi dibranëve të kuptojnë se ai nuk ka asgjë të re për Dibrën.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu në Dibër për postin e kryebashkiakut.

basha diber_0Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu në Dibër për postin e kryebashkiakut.

Basha garantoi në fjalimin e tij se Shehu ka mbështetjen e plotë të PD dhe “nesër si kryeministër, do të përkrah çdo projekt të tij për Dibrën” duke theksuar se projektin kryesor, “Rrugën e Dibrës, ne e nisëm ne dhe ne do ta përfundojmë”.

Basha e vlerësoi maksimalisht figurën e Shehut: “Ky është dibrani i vërtetë, i lirë, me kultin e punës, me kultin e ndjenjës, me punë dhe vetëm punë” dhe u kujtoi qytetarëve disa pasazhe nga fjala e mbajtur nga Kryeministri Rama për kandidatin socialist ose më saktë, ato që Rama nuk tha, siç u shpreh:

“Rama erdhi në Peshkopi dhe tha ca gjëra, – nënvizoi Basha, – po nuk tha ca gjëra që populli nuk mund t’i t’i injorojë. Nuk foli për kryetarin e tij “me besë burri” pse e hoqi.

Nuk u tha pse e hoqi Shkëlqim Canin nga ministër Financash. E hoqi, se u bë pengesë për të përdorur taksat për konçensionet që jep.

As për Rrugën e Arbrit nuk tha asnjë fjalë.

As për Skavicën nuk ju tha asnjë fjalë, se me miqtë tij turq do të bëjë hidrocentralin që të përmbytë gjysmën e Dibrës.

Nuk ju tha që një ditë më parë i firmosi Sadri Abazit, disa milionë.

E dëgjuat se ka hequr logon e LSI nga xhipat e Doganës që ka marrë për fushatë. Mirë ka bërë, ta heqin edhe logon e PS, se xhipat nuk përfaqësojnë as socialistët e ndershëm.

Ta heqë edhe logon e PDIU-­së, jo se Dibra nuk ka respekt për çamët, se ata ndajnë histori dëbimi, por dega e ullirit nuk bën për xhipat e bardhë.

Ju e dini se çfarë bime duhet tek ata: Kanabisi, hashashi. Ajo është emblema e kandidatit të tij, e Ramës së vogël, kandidati kallp, që nuk e mbulon dot gjethja e hashashit”.

NGA FJALA E BASHES

“Miqtë e mi, mund të zgjatem me orë të tëra dhe të shpreh me orë të tëra atë që ju përfaqësoni për mua, familjen time dhe kombin shqiptar.

Politikanët kërkojnë dhe gjejnë fjalë të bukura. Por ata duhet ta tregojnë me akte, respektin e tyre për qytetarët. Sot kam një arsye që të shpreh respektin tim dhe të PD-së: Sherefedin Shehun, kandidatin tonë për bashkinë.

Sherefedini është një profesor që ka nderuar Shqipërinë në Amerikë dhe gjithë botën, që e njeh dhe nderon e gjithë bota. Dibra do të ketë kandidatin më të zotë dhe më të respektuar në të gjithë Shqipërinë.

Ai përfaqëson shqiptarin e fortë, me karakter, që pushteti dhe politika nuk e ka prishur, po e ka skalitur për të marrë përgjegjësi. Që mendon për qytetarët. Dibra ka nevojë për më shumë sepse Sherefedini ka durimin dhe përvojën që duhet.

Po na dëgjon Sherefedini, por mos kini merak se nuk i rritet mendja, se është njeri i punës. Do të vijë dita kur të vlerësojmë punën e tij në krye të bashkisë së Dibrës. Në Dibër, në aleancën më të gjërë qytetarë, vetë qytetarët janë më të bashkuar se kurrë me ne.

Rama erdhi në Peshkopi dhe tha ca gjëra, – nënvizoi Basha, – po nuk tha ca gjëra që populli nuk mund t’i t’i injorojë. Nuk foli për kryetarin e tij “me besë burri” pse e hoqi.

Nuk u tha pse e hoqi Shkëlqim Canin nga ministër Financash. E hoqi, se u bë pengesë për të përdorur taksat për konçensionet që jep.

As për Rrugën e Arbrit nuk tha asnjë fjalë.

As për Skavicën nuk ju tha asnjë fjalë, se me miqtë tij turq do të bëjë hidrocentralin që të përmbytë gjysmën e Dibrës. Nuk ju tha as që një ditë më parë i firmosi Sadri Abazit, disa milionë.

E ka hequr logon e LSI nga fushata. Po le ta heqë edhe logon e PDIU-së,” tha Basha duke nënkuptuar humbjen e mbështetjes për Ramën nga aleatët.

E dëgjuat se ka hequr logon e LSI nga xhipat e Doganës që ka marrë për fushatë. Mirë ka bërë. Ta heqin edhe logon e PS, se xhipat nuk përfaqësojnë as socialistët e ndershëm.

Kandidati i tij nuk i përfaqëson dibranët. Ta heqë edhe logon e PDIU­-së, jo se Dibra nuk ka respekt për çamët, se ata ndajnë histori dëbimi, por dega e ullirit nuk bën për xhipat e bardhë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img