DASH i përgjigjet Berishës: Sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë nuk përfaqësojnë popullin shqiptar

KMA NEWS – DASH i përgjigjet Berishës: Sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë nuk përfaqësojnë popullin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar disa herë ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke theksuar se kjo e fundit ka ndërhyrë në procesin e drejtësisë, lidhur me pranimin e ankimimit të bërë ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, nga Enkelejd Alibeaj.

Së fundmi Berisha i bëri thirrje Departamentit të Shtetit që të reagojë lidhur më qëndrimet e mbajtura nga ambasadorja Kim.

Ndërkohë, DASH ka reaguar për Top News, duke thënë se sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img