Franca zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

KMA NEWS – Franca zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Franca po voton sot në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një garë mes presidentit aktual, Emmanuel Macron dhe politikanes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Zoti Macron është në pozicion të mirë për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë pesë-vjeçar, megjithatë epërsia e tij ndaj zonjës Le Pen, varet nga një pasiguri e madhe e votuesit që mund të vendosin të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të marri pjesë në votim

Një fitore e zotit Macron, e cila mund të ketë ndikim të gjerë për drejtimin e ardhshëm të Evropës dhe përpjekjet perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë, do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Të gjitha anketat e ditëve të fundit flasin për një fitore të centristit 44 vjeçar pro-evropian, megjithatë diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste 53-vjeçare ndryshon në varësi të anketave. Ato parashikojnë gjithashtu një numër ndoshta rekord të lartë të njerëzve që ose do të hedhin një votë të pavlefshme ose nuk do të votojnë fare.

Të dy kandidatët po përpiqen të sigurojnë 7.7 milionë votat e një kandidati të majtë, që humbi në raundin e parë. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit të së dielës dhe mbyllen në orën 19:00. në shumicën e vendeve, përveç qyteteve të mëdha, që kanë zgjedhur t’i mbajnë vendvotimet e hapura deri në orën 20:00.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img