GAZETA E LONDRES – Dëbora “pushton” Veriun e vendit, probleme me energjinë elektrike
Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në qarkun e Shkodrës. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë – Thorë Theth dhe Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte ditën e djeshme. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Ndërsa në Lezhë situata është më pranë normales. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. Probleme me motin ka edhe në Durrës, ku në zonën e njohur si “Currilat” rruga është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Po ashtu probleme ka edhe në aksin Shtyllë-Panarit ku reshjet e dëborës kanë sjellë ndërprerje të energjisë në Vithkuq dhe Lekas.
SHKODER – Situata me motin e keq që ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh po sjell një bilanc gjithnjë e më problematik për lëvizjen e banorëve dhe makinave, kryesisht në veri. Deri më tani, zona e nënshkodrës dhe Mbishkodrës janë më problematike dhe me ndërprerje të energjisë elektrike. Nga të dhënat rezulton se aksi Bogë-Theth është i pakalueshëm nga dëbora që ka rënë.
Situata me përmbytjet është edhe më e rëndë pasi 1400 hektarë në Shkodër janë nën ujë.
NJOFTIMI I PLOTE:
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023
Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.
Bashkia Vau Dejes:
Njesia Admin.Vau Dejes pa probleme.
Njes.Admin.Bushat nuk ka probleme deri ne kete moment.
Ne Njes.Admin.Hajmel ka probleme te 2 rrugeve rurale (Hajmel-Nenshat) dhe Qender Pacram deri tek shkolla.
Njesia Admin.Vig Mnele ka 2 fshatra pa energji elektrike (Mnele e madhe dhe Vig).Jane demtuar 2 ura qe kane bere pothuajse te pakalueshme te gjitha akset rrugore ne kete njesi.
Njesia Admin Temal nuk ka energji elektrike ne 10 fshatra.
Rruget rurale te bllokuara me perjashtim te rruges Komanit.
Njesia Admin Shllak pa Energji elektrike e disa rruge komunale te bllokuara.
Per bashkine Malesi e Madhe, Puke dhe Fushe Arrez nuk rraportohen probleme.
OSHEE:
Stakuar Fideri i Zagores
Te pjesshem kemi nje kabine ne Vermosh me 15 abonenta.
Segmenti i Hajmelit me 80 ab.
Qafe Mali me 30 ab dhe nje kabine te 4 e Sh 2 me 2 ab
Ekipet jane ne terren.
Autoriteti Verior Rrugor:
Rruget jane te qarkullueshme me perjashtim te aksit te Qafe Thores tek pjesa e tuneleve per shkak te ortekeve





