Gjendet i vdekur 72 vjeçari që vrau 10 persona në Los Anxhelo

GAZETA E LONDRES – Gjendet i vdekur 72 vjeçari që vrau 10 persona në Los Anxhelo

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Anxhelosit. Personi i cili qëlloi për vdekje 10 persona dhe plagosi 10 të tjerë është identifikuar si Huu Can Tran, 72 vjeç, i cili u gjet i vdekur në një furgon të bardhë.

Ai kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha sherifi i kontesë LA Robert Luna.

Ai shtoi se mbetet i paqartë motivi i sulmit që la pas vetes edhe 10 të plagosur.

Në furgon u gjet edhe arma e përdorur gjatë sulmit, një revole gjysmë automatike.

“Kam ende pikëpyetje në mendjen time: Cili ishte motivi i këtij vrasësi? A kishte ndonjë sëmundje mendore? A ishte autor i dhunës në familje? Si i kishte siguruar armët dhe a kishte ndodhur kjo në rrugë ligjore apo jo?”, tha ligjvënësja Judy Chu.

Ndjekja filloi pasi personi i armatosur vrau 10 veta në një klub vallëzimi të shtunën vonë, në mes të kremtimeve të Vitit të Ri Hënor në komunitetin kryesisht aziatik amerikan të Monterey Park. Ai me gjasë u përpoq dhe nuk arriti të kryejë një sulm tjetër në një sallë të dytë vallëzimi, thanë autoritetet.

Sherifi Luna tha se të shtënat në sallën e vallëzimit në Monterey Park lanë pesë gra dhe pesë burra të vdekur dhe plagosën 10 të tjerë. Më pas, 20 deri në 30 minuta më vonë, një burrë i armatosur hyri në një sallë vallëzimi në Alhambra aty pranë, por të pranishmit ia hoqën armën nga duart para se të ikte.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img