KMA NEWS
Nga Genta Kaloçi Skënderi
Dekriminalizimi filloi si lojë politike, por ju ngeci dërri maç!
Më bënit kakërdhi për 36muaj, bëni tani po jua mbajti! Ore si ju erdhi ky dekriminalizimi për qokë juve re amani, e filluat si tallje, e bëtë për të larë gojën e për të fituar kohë se mbase shmangnit vetingu-n që ishte më I thellë në kohështrirje dhe më I imtësishëm në fushën e aktivitetit kriminal politik të krimit të kollareve të bardha…
Menduat se do bënit kurban disa nga këta alabakët thjesht një përpjekje që do mbetej në letra, mjaftonte që të tërhiqeshim nga veting-u dhe reforma e drejtësisë…
Ore për trapa kërkoni, por fatkeqësisht për ju keni ngatërruar adresë!
Tani mbajeni me shëndet dekriminalizimin do pastroheni me dorën tuaj nëpërmjet këtij ligji deri sa të fillojnë zgjedhjet e tjera.
Vetingu do funksionoj së bashku me institucionet e reja që do ngrihen së shpejti për të filluar punën nga themelet.
Mjaft tallët organet gjenitale me llogjikën e thjeshtë të një populli të shumëvuajtur që ju besoi jetën, të ardhmen e vetes e të fëmijëve, për të mos folur për zhvillim e mirqënie që nuk janë në fjalorin tuaj gjenetik, por që I shkërdhyet në gen me kriminalitetin tuaj politik.
Kujtuat se do mbyllej çështja me këto ligje kërrmash e qelbësirash që në një sistem të drejtë të drejtësisë ky pastrim I elementëve kriminal kryhet automatikisht nga prokuroria, gjykatat, policia është një proçedurë e vetkuptueshme të kryhet nga këto që lëshojnë vërtetimet e pastërtisë së individit nga aktet kriminale.
Megjithatë çfarë mund të quhet e llogjikshme dhe e vetkuptueshme në njëvend e në një shtet ku bajgat e jashtqitja e vendit bëhen elita dhe kupola e tij.
Në një shtet të mirëfilltë ku pretendohet se funksionojnë institucionet e pavararura gjykatë dhe prokurori është i tepërt formulimi I një ligji për dekriminalizimin të kryer nga politika për të shkuar te drejtësia që më pas tu heqi të drejtën e mandatit në zyrat e KQZ-së dhe nga aty prap në prokurori e në gjykatë.
Ore, vërtet kë tallni me këto sorrollatje pa fund e krye, fundja veten tuaj tallët se u kapët në çarkun që kishit ngritur prej 26vitesh.
Ato hetime, sqarime që u takonin institucioneve të pavarura të drejtësisë për tu kryer para se të kandidonin dhe jo pas zgjedhjes së tyre.
Ju, çirakët dhe ortakët tuaj në krim I manipuluat këto institucione nëpërmjet korruptimit financiar dhe emërimeve politike për të arritur në këtë ditë në një shifër alarmante me 139 kriminelë në parlamentin shqiptar.
Ky ligj është qesharak deri në therrje që nga fillesat e formulimit të tij, sepse kështu keni konfirmuar edhe një herë politikisht, ligjërisht se vetingu ishte I domosdoshëm dhe më I kërkueshëm se kurrë.
Gjithashtu konfirmuat për të disatën herë politikisht, juridikisht që kërkonit kapjen e drejtësisë nga politika gjithpërfshirëse e partive parlamentare.
Një përgjigje të sinqertë për miqtë dhe simpatizantët që na lexojnë e na përkrahin, Mbase nuk do ndryshojmë dot sistemin(nuk përcaktohet nga një lëvizje e vetme në skakierën botërore, është rezultat gjithpërfshirës I politikave botërore), por të paktën përcaktimi I drejtë dhe i saktë I objektivave për të dalë nga rrethi vicioz I vetshkatërrimit politikoekonomik të vendit me pasoja të thella në afatgjatë për kombin dhe stabilitetin rajonal.
Megjithëse miq të dashur ashtu siç ndryshimi i sistemeve erdhi në 90ën (nuk do analizoj, përse-të) ashtu do të vij sërish nëse njerëzimi do të jetë gati për ndryshime rrënjësore në arenën politike botërore.
Deri atëherë të paktën të ndalojmë rënien e lirë pa parashutë të një vendi e populli prej 26vitesh që na e kanë imponuar kupola e jashtqitjes e këtij çerekshekulli.
“Realizimi I planit dyvjeçar me siguri që nuk do të sjell mirqënien”- fshijeni këtë parrullë, janë fjalët e kryetarit B.Lako te filmi “Përballimi”!
Kështu edhe ju mos prisni se do zgjohet realizmi socialist, duhet të kapim problemet dhe ti zgjidhim sipas kontekstit të realitetit në të cilën bëjnë pjesë. Me pak fjalë, spastrimi politik do bëhet në të gjitha shkallët e pushtetit, po ashtu u vendosën themelet ligjore për të mos dëmtuar xhepin e qytetarit me ligje e VKM që shtonin borxhin publik në kurriz të tij. U hodhën hapat ligjore për formimin e institucioneve të reja që do të funksionojnë fillimisht me parimin e frikës deri sa të ndërgjegjsohen individualisht dhe politikisht.
Është e disata herë që mundohem të përcjell konceptin natyror dhe shkencor se aty ku nuk ka hapësirë për revolucion idesh ka hapësirë për evolucion.
Deri ditën e revolucionit botëror duhet të bëjmë revolucionin tonë personal duke ndryshuar ato hallka të dobta që na vonojnë dhe vështirësojnë jetesën. Mbase përgjigja ime nuk do u pëlqej disave nga shokët e mi, por tani për tani, mbase nuk është zgjidhja ideale, por është zgjidhja më e mirë e aktualitetit tonë të deformuar.
Së shpejti do shohim veprime konkrete, pavarësisht se njerëzit janë të dëshpëruar dhe nuk besojnë as nuk shpresojnë se do bëhet ndryshimi.
Shoqëria jonë fatkeqësisht kalon një periudhë të gjatë çerekshekullore nën diagnozën e maniak depresive. Një diagnozë e quajtur dypolare për shkak se shoqëria jonë kalon nga njëra anë e euforisë, gëzimit te poli tjetër I depresionit, mbyllet në vetvete, nuk shpreson, vdekjen(vrasje/vetvrasje) e shikon si rrugzgjidhjen e vetme për të shpëtuar nga ky rreth vicioz pa fund. Kjo shoqëri me ilaçe antidepresive të skaduara dhe mme një klasë politike tëinjriminuar deri në gen nuk është zgjidhja e problemit. Ligjet u nndryshuan me dorën e pushtetarëve dhe së shpejti do vi sërish me votën e tyre, dora që do I fundosi e do kalbi në burgjet e zbrazura që presin të mbushen.
Me siguri nuk besoni, por mos u ligështoni, pikërisht nata më e errët dhe më e gjatë pasohet nga dita më e bukur dhe më e ndritur ( nuk e kam figurë letrare, s’e them unë, është ligj natyre, nga libri I fillores, “dituri natyre”!)
Tunelit 26vjeçar të kupolës së jashtqitjes I ka ardhur fundi, treni I shekullit të 20 së shpejti do të zëbendësohet me teknologjinë e re të mileniumit të ri. Mjaft pritëm, vuajtjet dhe mërgimi i faktorit shqiptar në rajon kanë arritur në fundin e udhëtimit të tyre padestinacion.
Dhjetëvjeçari I ardhshëm do të jetë fillimi i një rrugëtimi të sukseshëm për faktorin shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
Shpresa nuk është shuar, mbase ju duket e venitur e në grahmat e saj të fundit, por shpresa nuk vdes kurrë, sepse e tillë është natyra e saj ekzistenciale, vihet në dyshim, atëherë ndriçon më shumë se kurrë!





