KMA NEWS
Nga Genta Kaloçi Skënderi
Sapo pash modën e fundit për meshkujt kam ngelur e ekzaltuar dhe shumë e kënaqur. Këto veshje janë fiks për kupolën e jashtqitjes tonë. Mesa duket stilistët e modës janë në dijeni për reformën e drejtësisë në albanistan dhe kanë vendosur të bëjnë linjën e veshjeve për elitën tonë të përmjerë nën titullin; “Burgu Elitar”.
Këto veshje të stiluara me merak për burgaxhinjtë e rinj të epokës së re. Shpresojmë që realiteti juaj i ri të jetë më i zbutur me këtë paradë mode të krijuar me dashurinë e stilistëve tuaj të preferuar. Kjo paradë është një shenjë falenderimi nga stilistët të cilët i keni mbështetur kaq kohë me blerjet tuaja duke përdorur lekët tona të vjedhura nga ju. Shpresojmë që të pëlqehen nga ju, keni nga minifunde, maksifunde, për çdo stinë, dimër behar…
Kam filluar të imagjinoj figura të ndryshme me këto veshje mu shtua jeta 28muaj. I doni ti përmend emrat, apo nuk është nevoja?!
Mbetemi me shpresën se do ju pëlqejnë, pd lsi ps, gjykatës e prokurorë, etj etj..





