Dilema: Kush po e vë Bashën me shpatulla për muri?

KMA NEWS / Lulzim Basha ka kryer sot dy kthesa të papritura. E para ai ka pranuar propozimin e presidentit Nishani për një takim me Ramën. E dyta ai ka pranuar një viideo konferencë të grupit të tij parlamentar, që nuk e mblidhte prej javësh ku presidenti i PPE pritet ti flaës deputetëve për mosbojkotiomin e zgjedhjeve.

Pra po ti shohësh këto dy hapa duket sikur ka një ndryshim radikal qëndrimesh.

Basha për javë e javë me radhë e ka mohuar një takim fasadë me Ramën. Ai ka vënë një kusht të panegociueshëm: Krijimin e qeverisë teknike dhe hapjen e tryezës pas saj. Nëse e ndryshon këtë kusht do të thotë se dicka e ka detyruar të tërhiqet. Edhe fakti se pas një rrezitence të gjatë (edhe për propozimet e Mc Alister ai nuk u konsultua me grupin parlamentar) ai po pranon ti mbledhë deputetët për të diskutuar futjen në zgjedhje, është një tërheqje e dytë.

Të dyja këto tërheqje do të kishi vlerë vetëm nëse Basha ka vendosur të hyjë në zgjedhje duke ulur ndjeshëm pretendimet e tij.

Tre janë faktorët që mund ta kenë shtyrë Bashën të zbythet.

I pari Sali Berisha që ka pretenduar që në fillim se është kundër bojkotit Berisha preferon më shumë pushtetin e të qenit opozitar sesa mungesën totale të pushtetit.

Në plan të dytë vijnë ndërkombëtarët të cilët kanë dërguar deri mesazhe kërcënuese në drejtim të kreut të PD-së.

Në plan të tretë janë aleatët dhe disa zëra disidentë brenda PD, që duket sikur do për opozitën.

Por, që të tre këta faktorë, Basha i dinte që në fillim, pra që kur mori vendim se s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër, dhe ai duhet ti bënte llogaritë me ta. Edhe historia e mëparshme, si ajo e bojkoteve të Berishës, si ajo e bojkotit të fundit të Ramës, ka treguar se këta faktorë bëhen bashkë, kundër kreut të opozitës.

Prandaj asnjë nga këto nuk mund të shërbejë sot si shfajësim për ta futur opozitën në zgjedhje pa kushtet e vëna paraprakisht. Po qe se Basha për hir të Berishës, për hir të stabilitetit të vendit, për hir të ndërkombëtarëve apo aleatëve, do të pranonte të përkulej, pra të pranonte zgjedhje ne korrik me Ramën kryeministër, ai edhe mund ta bënte këtë.

Por pas kësaj ai s’mund të qe më kryetari i një parie që e ngriu në cadër dhe nuk e la të përgatitej për fushatë. Nëse tërhiqet nga kërkesat e tij maksimaliste, Basha bashkë me “zgjidhjen e krizës” duhej të dorzonte edhe dorëheqjen. Për faktin e thjeshtë se ai dështoi në zgjedhjen e tij tejet personale që do të jetë padyshim një katastrofë elektorale për PD-në. lapsi

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img