Zbulohet plani sekret i Marrëveshjes. Jo Qeveri Teknike, por kushte maksimale për PD

KMA NEWS / PD dhe PS po përfundojnë te plani i negociatorit te PPE dhe BE, zotit David McAllister, për të cilin punoi edhe Ilir Meta.

Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka ftuar sot zyrtarisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën për takim në Presidencë për zgjidhjen finale të krizës politike para përplasjes  fizike të turmave me 7 maj në Kavajë dhe me 18 qershor në krejt Shqipërinë.

Negociatorët po bëjnë ecejake presidencë-kryeministri-PD për modalitetet e mbylljes deri ditën e nesërme nga ku pritet të mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare për disa ndryshime urgjente te Kodit Zgjedhor. Por burime të sigurta se është rënë dakort nga Basha dhe Rama që të takohen ditën e mërkurë paradite në zyrën e presidentit në detyrë Bujar Nishani.

Pikat e Marrëveshjes:

1-Vendimi i KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputet dorëzuar nga partitë e regjistruara do te apelohet në Kolegjin Zgjedhor dhe do rrëzohen për ti hapur rrugë edhe regjistrimit të partive të opozitës.

2-Ndryshimi i Kodit Zgjedhor që jep garanci PD, por edhe partive të tjera.

3- Dekret i ri i Presidentit Nishani për shtyrjen e zgjedhjeve me 16 korrik.

4-Rritje drastike e masave në Kodin Penal për blerjen e votave.

5- Zgjedhjet në Kavajë do të shtyhen për datën 16 korrik në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

6-Drejtuesit e policisë do emërohen nga një komision parlamentar i përbashkët

7-Katër ministra në qeverinë Rama do ti propozojë PD. Edi Rama do të zgjedhë mes tre emrave për sejcilin post ministror.

8-Votimi i Vettingut nga PD në seancën e jashtëzakonshme parlamentare.

Praktikisht shkohet në formulën e qeverisë se Besimit kërkuar publikisht nga Ilir Meta para se të zgjidhej President Republike.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img