Drejtësia italiane: 30 emra të evidentuar në dosjen “Habilaj”, priten arrestime të drejtuesve të policisë

KMA NEWS / Autoritetet italiane kanë evidentuar 30 emra si të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës të drejtuar nga Habilajt.

ABC News kanjoftuar se ka informacion se mes 30 emrave të evidentuar nga përgjimet e italianëve janë drejtues dhe punonjës policie në Policinë e Fierit, drejtues të Delta Force dhe në policinë e Portit të Vlorës. Të gjithë emrat i janë bërë me dije edhe palës shqiptare nga kolegët e tyre italianë, të cilët i kanë nisur hetimet dhe përgjimet që prej vitit 2013.

Në dosjen 416 faqe të Prokurorisë së Catanias, përfshihen drejtues të Policisë së Vlorës që prej 2013-s. Sipas ABC News, policët e evidentuar kanë bashkëpunuar ose kanë favorizuar Habilajt në trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

Të njëjtat burime thonë se ditët në vijim priten arrestime të drejtuesve të policisë në atë qark dhe të punonjësve të policisë të implikuar. Mes përgjimeve të Moisi Habilajt ka dalë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit pranoi vet se është kushëri me Habilajt dhe gabimi i vetëm që ka bërë është se u ka shitur makinën Audi A8 me targa AA 003 GB. Kjo makinë është evidentuar nga hetuesit italianë se është përdorur nga Habilajt për trafik droge në Itali, njofton abc news.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img