”Habilajt”, mesazhi i fortë i ish-Ministrit Demiraj: E vërteta do të verbojë politikën e korruptuar.

KMA NEWS / Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka folur mbi ngjarjen më të komentuar të ditëve të fundit, atë të përgjimeve të bandës së drogës, ku përmendet si i implikuar dhe ish-ministri Saimir Tahiri.

Demiraj flet për skandale në Policinë e Shtetit, teksa shkruan në “Facebook” se historia fillon në muajin Tetor 2013, me tenderin e mirëmbajtjes së radarëve. ”Moskryerjen e shërbimeve në to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nën drejtimin Sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjës ) gjë që çoi në ngritjen e autostradës së drogës në Adriatik”,-shkruan ish-ministri Demiraj.

Referuar përgjimeve më të fundit të klanit Habilaj, ish-ministri i PD deklaron se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione dhe se e vërteta do të dalë në dritën e diellit dhe do të verbojë politikën e korruptuar.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar miq! Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal. E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img