Erion Velija pyete për 5 orë në SPAK

GAZETA E LONDRES – Erion Velija pyete për 5 orë në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte ditën pas krishtlindjes në Prokurorinë e Posaçme, ( SPAK) e cila ka regjistruar një procedim penal për Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendor. Veliaj shmangu deklaratat në përfundim të marrjes së tij në pyetje. Pak ditë më parë në Prokurori kishte qenë dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në zyrat e së cilës u zhvilluan kontrolle në fillim të këtij muaji ndërsa iu sekuestrua edhe celulari.

Veliaj u paraqit në dyert e Prokurorisë së Posaçme pak para orës 09.00, të 26 dhjetorit i shoqëruar nga drejtori juridik i Bashkisë së Tiranës. Ai doli prej andej pas pak më shumë se 5 orësh.

Në ndryshim nga pranvera, kur ai qëndroi më shumë se 7 orë, për rastin e inceneratorit të Tiranës, dhe doli i buzëqeshur, duke u ndalur për një deklaratë të shkurtër, sot, ai evitoi të ndalonte për gazetarët, duke njoftuar se do të fliste në mbledhjen e Këshillit bashkiak pasdite.

Pak orë më pas, Veliaj tha se në Prokurorinë e Posaçme, ai ishte denoncuar nga një qytetar i quajtur Nesti Angoni, i cili siç u shpreh ai, “nuk ekziston. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, çfarë mentaliteti përfaqëson dhe çfarë kulture linçuese përfaqëson ky stil. Kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi, që është një kurth i sajuar. Kam qenë bashkëpunues. Do të ishte shqetësuese, nëse kryetari i bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet. E di gjithë Tirana ku jetoj unë. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do të jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj tek ajo racë politikanësh, që SPAK-ut nuk i thotë S’KAP kur s’i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vet”, tha Veliaj.

Në deklaratën e tij të shkurtër para Këshillit bashkiak, Veliaj megjithatë, nuk dha ndonjë detaj mbi çështjen, për të cilën ai qëndroi disa orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa në fund të shpjegimit të tij, u largua nga salla mes protestës së këshilltarëve opozitarë dhe duartrokitjeve të atyre socialistë.

Mësohet se marrja në pyetje e ish kryebashkiakut, është bërë në kuadër të një procedimi penal të rregjistruar këtë vit, për “Korrupsion pasiv të të zgjedhurve vendorë”. Ndaj Erion Veliaj nuk ka një akuzë. Tre ditë më parë, në Prokurori kishte qëndruar për afro 3 orë dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e deritanishme “konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë”.

Po ashtu, nga aktet gjyqësore, është mësuar se sipas Prokurorisë, “janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë”.

Pikërisht në vijim të këtyre hetimeve, në fillim të këtij muaji, me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle në zyrat e disa kompanive të bashkëshortes së kryebashkiakut. Zonjës Xoxa, iu sekuestrua dhe celulari. Kontrolle pati dhe në banesat e vëllait të Erion Veliajt, të cilit po ashtu iu sekuestrua telefoni. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e zonjës Xoxa dhe të vëllait të kryebashkiakut, kundër kontrolleve të ushtruara.

Ndërsa Prokuroria ka hetuar rreth rolit të tij në çështjen e inceneratorit të Tiranës, Veliaj mori një goditje në pranverë kur dy ish drejtorë të bashkisë u arrestuan, nën dyshimet se ishin pronarët faktik të kompanisë së ndërtimit “5D”, përmes së cilës kishin përfituar dhe nga fondet publike të Bashkisë. Ndaj disa drejtuesve të tjerë po ashtu, prokuroria zbatoi masa më të lehta sigurie. Në atë kohë, Veliaj deklaroi se me ta nuk e lidhte asnjë përfitim i paligjshëm personal.

Po sot, prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve për rastin e kompanisë “5D”, e cila sipas saj rezulton të ketë përfituar të paktën 12 gara publike, nga të cilat 7 në ndërmarrjen e Ujësjellësit ku dy të arrestuarit Redi Molla dhe Maringlen Qato, kishin funksione drejtuese. Ndërsa 5 tendera të tjerë janë fituar nga gara të shpallura nga Bashkia dhe agjenci të lidhura me të. Prokuroria ka ngritur akuzë për 7 persona, mes të cilëve Qato e Molla akuzohen për “Korrupsion”, “Mosdeklarim të pasurisë” dhe “Pastrim parash”.

Prokuroria bëri po ashtu të ditur se do të vijojë hetimet për disa episode të tjera, lidhur me 11 procedura të tjera prokurimi si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Një ditë pas marrjes në pyetje të kryebashkiakut edhe SPAK ka deklaruar se denoncimi është bërë nga një person anonim.

Në një reagim të premten, SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se shtetasi që ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ekziston. Ky fakt u bë i ditur dje nga vetë Veliaj, i cili tha se shtetasi në fjalë nuk ekziston, çka tashmë është konfirmuar edhe nga vetë SPAK.

“Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A.”, shkruan SPAK në deklaratën e sotme për median, duke pranuar se ky shtetas është vetëdeklaruar me emrin N.A (Nesti Angoni).

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img