Putin thotë se bisedimet e paqes Rusi – Ukrainë, mund të organizohen nga Sllovakia

GAZETA E LONDRES – Putin thotë se bisedimet e paqes Rusi – Ukrainë, mund të organizohen nga Sllovakia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Sllovakia ka shprehur gatishmëri që të jetë vendi organizator i bisedimeve të mundshme të paqes mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Fico tha se nëse bëhet fjalë për negociata, autoritetet sllovake do të ishin të lumtura të ofronin vendin e tyre si një platformë për zhvillimin e tyre Ne nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo? Meqenëse Sllovakia mban një pozicion kaq neutral, ky është një opsion i pranueshëm për ne,” u shpreh Putin.

Ai ka thënë vazhdimisht se Rusia është e hapur për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit me Kievin, por se gjithsesi do t’i arrijë synimet e veta në Ukrainë.

Ndërkohë lideri rus u shpreh se Moska mund ta përdorë sërish raketën e re hipersonike balistike me rreze të mesme veprimi, e njohur si Oreshnik.

“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë për ta përdorur atë sot dhe nesër, nëse është e nevojshme,” tha Putin.

Shefi i Kremlinit priti këtë javë Kryeministrin sllovak në Moskë, ndërsa Fico njihet si një kundërshtar i hapur i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Pas ardhjes në pushtet vitin e kaluar, ai i dha fund ndihmës ushtarake të Sllovakisë për Kievin, goditi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img