KMA NEWS / Më në fund çdo gjë do të shkoje si në vaj. Basha do të krijoi xhandarmërinë e 70 viteve më parë, ose të ngjashme me atë serbe. Shqipëria po ecën me hapa të shpejta drejtë Europës dhe qytetrimit 1 hap para dhe 70 mbrapa! Laj e thaj ky milet këtë do, diktaturës thotë mos iu ndaj! po ju ndave ike nga injoranca dhe të mori lumi se nuk pyet më për karrigen e kryetarit.
Mirë se krijuam xhandarmërinë, po kush do ti drejtoj, se nuk është se kemi polici të paaftë, po e keqja është se janë drejtuesit që nuk i lejojnë të bëjnë punën e tyre të shenjtë.
Një skuadër policie, asnjë më shumë dhe për 24 orë po e lejoi shteti, të jeni të sigurt se nuk le rrënjë kanabisi mbi dhe. Prandaj mos na trego përralla me xhandarë e mbret i nderuar shef i opozitës.
Po qe se jeni trima pastroni ndërgjegjen tuaja dhe tregohuni besnik ndaj postit që u jep populli dhe çdo gjë shkonë si në vaj, por jo duke shfrytëzuar e mashtruar popullin që të grini hashash në kurriz të tij.
Siç jeni në dijeni sot kreu demokrat Lul Basha ka paraqitur platëformën e tij me një planë interesant për të luftuar kultivimin e kanabisit kur demokratët të marrin pushtetin.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë në protestën në bulevard, Basha theksoi se qeverisja demokratike do të rikthejë kontrollin e territorit përmes krijimit të xhandarmërisë, si pjesë e planit në luftën kundër drogës dhe krimit.
“Pjesë e këtij plani është edhe krijimi i xhandarmësisë për të mundësuar që mijëra bijë shqiptarësh me përgatitjen e duhur të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë krah policisë për të mundësuar rendin dhe luftuar drogën në çdo pëllëmbë të Republikës së Re. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit”, theksoi Basha.
Kryetari i opozitës shtoi se xhandarmëria do të jetë një institucion i ndërthurur mes ushtrisë dhe policisë.





