Shkak është fakti se pranë ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Flakët janë afër depozitës dhe një shpërthim do të ishte katastrofik. Për këtë arsye është kërkuar evkauimi i banorëve.
Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Vetë ministri Taulat Balla shkruan se kanë ardhur në ndihmë dhe dy avionë nga Italia.
“Vijon përballja me flakët në Shëngjin, ku janë bashkuar edhe avionë zjarrfikës nga Italia”, shkruan ai
I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri ka arritur të përfshijë edhe varrezat e Shëngjinit, me autoritetet që e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes informon se pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin është problematike.
Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor është angazhuar për shuarjen e flakëve edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e bauara dhe bizneset në zonë.