Forcat ruse bombardojnë një pallat 15 katsh në kryeqytetin ukrainas

SHQIPTARI NEWS -Bombardimet e forcave ruse i afrohen qendrës së Kievit

Bombardimet e forcave ruse iu afruan ditën e sotme më pranë qendrës së Kievit, ndërsa një sërë predhash goditën zona të banuara të kryeqytetit. Shpërthimet e fuqishme u dëgjuan që në orët e para të mëngjesit..

Zyrtarët thonë se ato ishin goditje me artileri. Duket se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit po bëhet më sistematik.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se predhat e artilerisë goditën katër ndërtesa shumë-katëshe në qytet duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Goditjet e sotme në një rajon në perëndim të Kievit, i dhanë fund një qetësie disa ditore në qytet, që kur autokolona e gjatë me mjete të blinduara ruse ishte bllokuar në afërsi të qytetit në ditët e para të luftës.

Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh në një ndërtesë 15 katëshe. Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitçko shpalli gjendjen e shtetrrethimit për një periudhë 35 orëshe, që do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të enjten.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit bëri me dije sot se numri i banorëve ukrainas që janë larguar nga vendi i kaloi 3 milionë. OKB-ja thotë se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img