Stoltenberg: Aleanca ushtarake perëndimore do të ndryshojë rrënjësisht

SHQIPTARI NEWS – Priten ndryshim rrënjësor të Natos në qasjen ndaj sigurisë në përgjigje të luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të martën se aleanca ushtarake perëndimore do të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e saj ndaj sigurisë në Evropë në të ardhmen, si përgjigje ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës dhe integrimi i saj ushtarak me Bjellorusinë, krijojnë një realitet të ri sigurie në kontinentin evropian”, tha Stoltenberg të martën në Bruksel, në prag të një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

“Ne duhet të riorganizojmë pozicionimin tonë ushtarak në përputhje me këtë realitet të ri”, u tha ai gazetarëve. Zoti Stoltenberg tha se ministrat, të udhëhequr nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të diskutojnë ndryshimet e mundshme të mërkurën.

“Në terren, kjo mund të përfshijë vendosjen e më shumë forcave në pjesën lindore të aleancës, në gatishmëri më të lartë dhe stacionimin në baza të përhershme të më shumë pajisjeve”, tha zoti Stoltenberg.

Në vitet e fundit, aleanca e NATO-s ka dislokuar një forcë relativisht të vogël prej rreth 5,000 trupash në vendet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe në Poloni në bazë të një rotacioni që synon të pengojë Rusinë nga fillimi i një përpjekje për të sulmuar këto vende.

Zoti Stoltenberg tha se ai pret që ministrat e mbrotjes do të kërkojnë nga komandantët ushtarakë të NATO-s që të propozojnë opsione për rritjen e sigurisë në Evropën Lindore, në mënyrë që udhëheqësit e aleancës të zgjedhin njërin prej tyre në takimin e qershorit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img