Fushë-Krujë: Po vdesim për bukë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë

KMA NEWS / ”Po vdesim për bukë në Fushë-Krujë, uji na ka përmbytur komplet shtëpitë, jemi në katet sipër, na ndihmoni ju lutem!”, kjo është kërkesa e banorëve në Fushë-Krujë, në fshatrat Bilaj dhe Murqinë, të cilët janë krejtësisht të izoluar.

Këto janë fotot që tregojnë përmbytjen e madhe, realizuar me celularët e banorëve që kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e tyre.

Natën uji ka nisur të përmbytë katet e para të shtëpive dhe ata me nxitim janë ngjitur sipër duke mos patur mundësi të ruajnë ushqimet për sot e në vazhdim.

”Uji është 2 metra”, raporton një dëshmitar në vendngjarje për Fax News.

”Këto janë ca foto nga Bilaji. Bilaji dhe Murqina janë keq fare.

Të shpise sime kanë mbet të izoluar, s’kanë as bukë me hangër se kur ka hyrë uji kane qenë në gjume dhe iu kanë prish krejt ushqimet. Rrinë në kat të dytë se i pari është  me 2 metra ujë”, rrëfen banori.

Një pjesë e të përmbyturëve nuk kanë mundësi të flasin në telefon sepse nuk i kanë të karikuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

”Faxweb” mëson se ushtria ka nisur të shpërndajë ushqim në Murqinë por ende nuk ka shkuar në Bilaj.

Lagja e Palukëve është më keq nga të gjithë, prandaj banorët i bëjnë apel qeverisë t’i ndihmojë me ushqime ose t’i evakuojë.

 

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img