Rama: Basha nuk shpëton nga hetimi për 1 milion dollarët e paguara nga burime të fshehta

KMA NEWS / Akuza dhe kundërakuza këtë të enjte në sallën e Kuvendit mes PD dhe PS. E filloi Taulant Balla me akuzën ndaj Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili sipas PS-së ka paguar 1 milion dollarë me anë të një biznesmeni për llogari të një kompanie lobuese në SHBA, natyrisht për llogari të PD. Por PD-ja nuk e ka të deklaruar këtë shumë prej 1 milionë dollarë në formularin e KQZ. Ndaj pikëpyetja e madhe mbetet se nga i mori PD-ja shumën 1 milionë dollarë për ti bërë lobim në politikën amerikane. Ka filluar hetimi nga prokuroria e Tiranës për këtë dokument të cilin e nxori BIRN. Ndërkohë që Berisha sulmoi vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama si dhe Engjëll Agaçin sekretar i përgjithshëm të kryeministrisë si pjesë e trafikantëve të drogës, kryeministri Rama tha se Lulzim Basha nuk do të shpëtoj nga hetimi për 1 milionë dollarët e paguar nga një bankë në një ishull të Paqësorit për llogari të PD. Bile kryeministri la të kuptojë se edhe nëse prokuroria shqiptare mund ta anashkalojë, por prapë hetimi nuk ndalon për 1 milionë dollarët e ryshfetit.

Kryeministri Rama tha se nëse Bilal Shehu i cili pagoi 80 mijë dollarë që të fuste Ramën për foto me presidentin amerikan Obama, doli i lirë nga burgu, do jetë ndryshe për Lulzim Bashën për 1 milionë dollarët e paguara nga burime të fshehta. Pra la të kuptojë se do jetë burgu për liderin e opozitës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img