‘‘Fytyra e Djallit”: Terroristi që bëri masakrën e Manchesternit

KMA NEWS / Sulmuesi i lindur në Britani, Salman Abedi, 22 vjeç, paraqitet për herë të parë me fotografi sot në gazetën e njohur britanike “The Sun” me titullin ‘Fytyra e Djallit”, kjo, pasi kryeministrja Theresa May e konsideroi kritik, kërcënimin terrorist në vend.

“Ky është bombëvënësi vetëvrasës që vrau 22 njerëz të pafajshëm dhe plagosi 59 të tjerë në masakrën e bombës me gozhdë në Manchester Arena, – thuhet në artikull. – Terroristi famëkeq Salman Abedi,  u bë publik, pasi kryeministrja Theresa May ngriti nivelin e kërcënimit në Britaninë e Madhe për herë të parë këto dhjetë vjet në nivelin “kritik” dhe tha se do të vendoste ushtarë të armatosur nëpër rrugë pasi një tjetër sulm terrorist mund të të jetë “i pashmangshëm”.

The Sun mundi të zbulojë se Abedi ishte stërvitur fshehurazi gjatë udhëtimeve familjare në Siri dhe ekziston frika se ai mund të mos ketë vepruar i vetëm kur ai kreu mizorinë që e mori përsipër ISIS-i.

Monstra, që u vra kur shpërtheu bombën  në Manchester Arena, që në moshën tetëvjeçare ishte rritur në Britani.

Familja e Abedi-t me origjinë rrjedh nga Libia. Mendohet se ai ka vizituar Afrikën e Veriut, një strehë për luftëtarët e ISIS, rregullisht gjatë viteve të fundit.

Disa burime thanë se lidhjet e tij me Sirinë tani formojnë një linjë hetimi.

Policët gjithashtu po bëjnë hetime nëse Abedi që besohet se do të ketë qënë i njohur për MI5 veproi vetëm apo si pjesë e një rrjeti më të madh ekstremist për të kryer sulmin më të keq terrorist në Britani.”

Policia njoftoi se njeriu që hodhi veten në erë të hënën në përfundim të koncertit të këngëtares Ariana Grande në Mançester të Anglisë është identifikuar si Salman Abedi.

Duke folur për gazetarët të martën pasdite shefi i policisë së Mançesterit Ian Hopkins, identifikoi 22-vjeçarin Abedi si autor të dyshuar për sulmin, por nuk dha detaje të tjera.

Ndërkohë ISIS-i ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist në Mançester.

Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi me forcë sulmin në Mançester të Anglisë, dhe shprehu solidaritet me popullin britanik. Policia britanike informoi se ka arrestuar një të ri 23-vjeçar në lidhje me sulmin, për të cilin u njoftua se ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik. Të paktën 22 persona u vranë dhe 59 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit te dielen në mbrëmje në të dalë të arenës ku zhvillohej një koncert.

Shpërthimi ndodhi në hollin e Manchester Arenës, që ka një kapacitet prej 21 mijë vendesh, në përfundim të një koncerti të këngëtares amerikane të muzikës pop, Ariana Grande.

Videot nga koncerti tregojnë mijëra pjesëmarrës, shumë prej tyre vajza të moshës së re, që me klithma përpiqeshin të dilnin nga godina.

“U ndezën dritat në mbyllje të koncertit dhe të gjithë po ngriheshin për të dalë, kur papritur u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. U lëkundën të gjitha poltronat dhe njerëzit filluan të vraponin, ndërsa bërtisnin dhe qanin. Ne kërkuam daljen më të afërt”, thotë Sophie Walker që ishte ndër spektatoret e koncertit.

Prindër të shqetësuar që patën sjellë fëmijët në koncert, ishin mbledhur në rrugët rrotull duke pritur.

Kryeministrja britanike Theresa May konfirmoi të dhënat paraprake të policisë së Mançesterit se një sulmues vetëvrasës shpërtheu një paisje të improvizuar në një nga hollet dalëse të arenës. Ajo e quajti sulmin ndër më të rëndët që ka përjetuar Britania.

“Të gjitha aktet e terrorizmit janë akte burracakërie ndaj njerëzve të pafajshëm. Por, ky sulm i tmerrshëm spikat për shkak se pati si objektiv fëmijë dhe të rinj të pafajshëm dhe të pambrojtur, që donin të shijonin një nga netët më të bukura të jetës së tyre”, tha Kryeministrja May.

Kryeministrja britanike tha se hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse sulmuesi veproi i vetëm apo si pjesë e një grupi.

Presidenti amerikan Donald Trump e dënoi sulmin gjatë vizitës në Bethlehem, përkrah Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

“Ofrojmë solidaritetin tonë absolut për popullin britanik. Kaq shumë të rinj të bukur dhe të pafajshëm që shijonin jetët e tyre, u vranë nga dështakë keqdashës. Nuk do t’i quaj përbindësha, pasi do t’u pëlqente ky term. Do mendonin se është emërtim i madh. Këtej e tutje do t’i quaj dështakë, pasi të tillë janë”, tha Presidenti Trump.

Këngëtarja Grande nuk u lëndua gjatë sulmit. Ajo shkruajti më pas në Twitter për të shprehur pikëllimin dhe për të ngushëlluar familjarët e viktimave.

Kryeministrja May dhe kreu i opozitës Corbyn pezulluan aktivitetet e fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 qershorit.

Departmenti amerikan i Sigurisë njoftoi se po monitoron situatën dhe se nuk ka aktualisht ndonjë kërcënim specifik për koncerte që zhvillohen ne ShBA.55EE34D9-B0D4-483E-9AC4-2EF30E99C507_cx0_cy12_cw0_w408_r1_s

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img