Kuvendi voton Vetingun dhe qeverine Rama 2

KMA NEWS / Parlamenti miratoi në seancën plenare të jashtëzakonshme dekretet e Presidentit të​ Republikës, Bujar Nishani, ministrat e rinj të kabinetit Rama dhe shkarkimin e atyre të deritanishëm, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Në vend të zëvendës-kryeministrit Niko Peleshi presidenti dekretoi zonjën Ledina Mandija.

Ministri i punëve të brendshme Fatmir Xhafaj, u pasua nga Dritan Demiraj.

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pasua nga mjeku Arben Beqiri.

Në postin e ministres së mirëqenies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, u dekretua Xhulieta Kërtusha.

Ministri i finacave Arben Ahmetaj u pasua nga Helga Vukaj.

Ministrja e arsimit dhe sporteve, Lindita Nikolla u zëvendësua në këtë detyrë nga zonja Mirela Karabina.

Ministri i drejtësisë Petrit Vasili u zëvendësua nga Gazmend Bardhi.

Parlamenti miratoi po ashtu mbrëmjen e të hënës, në një seancë të jashtëzakonshme zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore si dhe paketën ligjore të propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore.

Parlamenti zgjodhi me këtë rast edhe Avokatin e ri të Popullit.

Në seancë u miratuan listat me përfaqësuesit e opozitës në komisionet rivlerësimit, dhe emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së. Klement Zguri dhe emërimin e ish-kryetarit të KQZ-së si një anëtar i thjeshtë i saj.

Kryeministri Edi Rama tha se zhbllokimi i procesit të reformimit të sistemit gjyqësor para zgjedhjeve është një fitore shumëplanëshe për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Sipas tij, në fund të këtij viti BE mund të pranojë Shqipërinë si anëtare me të drejta të plota, falë këtyre mirëkuptimeve dhe marrëveshjeve të fundit

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img