Gjykatat Kushtetuese pezullohet ligji i Vetingut: Reagon SHBA dhe BE

KMA NEWS / Gjykata Kushtetuese rrëzon mazhorancën lidhur me ligjin e Vetting-ut, duke vendosur pezullimin e hyrjes në fuqi të tij, deri në shqyrtimin në themel të të gjithë çështjes. Trupa e Gjykatës kushtetuese zhvilloi seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe kishte në fokus kërkesën e Partisë Demokratike per pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.

Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar sëpari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues. Ndërkaq, vendimi e ngrin ligjin, ndersa Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta dërgojë ligjin në Venecia. Ligji i Vettingut u ankimua nga Partia Demokratike disa ditë më parë, të cilët kërkuan shpalljen antikushtetues të ligjit.

Ligji u miratua vetëm me votat e mazhorancës seancën e posaçme të 30 gushtit, ndërsa u kalua në heshtje nga Presidenti Nishani. Ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht argumenteve për vlerësimin e ligjit nga Venecia, shkon kundër qëndrimit të ndërkombëtarëve. Vetingu ka pasur mbështetjen e SHBA dhe BE, ambasadorët kanë kërkuar miratimin e këtij ligji me çdo kusht edhe nëse PD-ja nuk jepte votat e saj. Kthimi i ligjit pritet të komplikojë edhe një herë situatën politike, jo vetëm mes PS dhe PD, por edhe mes SHBA, PD-së dhe trupës gjyqësore që doli kundër një prej ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Disa javë më parë, kur PD-ja deklaroi se do të çonte ligjin në Gjykatën Kushtetuese, Ambasada e SHBA reagoi me një deklaratë për mediat. Deklarata vlen të risillet sot, tashmë jo si një kritikë e SHBA ndaj PD-së, por ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mes të tjerave ambasada thekson se as Presidenti dhe as ekspertët e tjerë ligjorë nuk kanë gjetur diçka antikushtetuese në këtë ligj.

DEKLARATA E SHBA

“Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Kujtojmë deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese ka shpërndarë për mediat një njoftim ku sqaron vendimin e saj për pezullimin e ligjit të Vetting-ut.

Në njoftim thuhet se pezullimi është bërë pasi ligji i Vetting-ut bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese kërkon edhe interpretim nga Komisioni i Venecias.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:

Kërkues: 1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë

Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Baza ligjore: Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

VENDOSI:

– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

– Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

– Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img