“Kryeministri”/ A po shkruan Ben Blushi një libër për Edi Ramën?

KMA NEWS / Titulli i librit të ri të Ben Blushit do të titullohet “Kryeministri”, raporton GSh. Thjesht nga emri është e kuptueshme cili do të jetë personazhi kryesor i librit. Në librin e mëparshëm “Kandidati”, ishte e kuptueshme se Blushi i referohej kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, pavarësisht se vetë shkrimtari nuk e pohoi asnjëherë direkt publikisht.

Vetë autori e ka lajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me dy libra të rinj, ku njëri do të flasë për dritën dhe tjetri për errësirën. Kështu, si fillim, ai ka zgjedhur të publikojë “Kryeministrin”.

Pak ditë më parë, saktësisht të shtunën që shkoi, Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook, njoftoi do të jetë për publikun së shpejti me dy libra.

“Shume shpejt me dy LIBRA. Njeri per driten tjetri per errësirën”- shkruan deputeti Blushi, kritiku më i ashpër i Ramës sa kohë ishte në PS dhe tashmë jashtë saj.

Replikat e mëparshme

Rama gjatë emisionit “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili në “Neës 24”, ironizoi Blushin:

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane.

Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që  tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.

Replika e Blushit 

“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”- shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img